Ushtria e Ukrainës ka njoftuar se ka sulmuar dhe shkatërruar një nëndetëse ruse ndërsa ajo ishte e ankoruar në një port në gadishullin e Krimesë.
Sipas shtabit të përgjithshëm të Ukrainës, nëndetësja sulmuese Rostov-on-Don u shkatërrua gjatë një sulmi me raketa në qytetin port të Sevastopolit.
Thuhet se ajo ishte një nga katër nëndetëset e operuara nga flota ruse e Detit të Zi e aftë për të lëshuar raketa lundrimi Kalibr.
Zyrtarët në Kiev thanë se sulmi shkatërroi gjithashtu katër sisteme të mbrojtjes ajrore S-400 që mbronin gadishullin, të cilin Rusia e aneksoi ilegalisht në vitin 2014.
Bëhet e ditur se nëndetësja e shkatërruar kishte një vlerë prej 300 milionë dollarë, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
“Shkatërrimi i Rostov-on-Don dëshmon edhe një herë se nuk ka vend të sigurt për flotën ruse në ujërat territoriale ukrainase të Detit të Zi”, tha shtabi i përgjithshëm në Kiev në një deklaratë.
Ky sulm thuhet se shënon sulmin e fundit ndaj forcave detare ruse në Sevastopol në muajt e fundit.
Vetëm në mars, Ukraina goditi dy anije zbarkimi dhe një anije patrullimi në qytetin port.
Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, ajo ka hasur në disa pengesa të mëdha detare.
Ukraina thotë se ka dëmtuar seriozisht ose ka fundosur të paktën 15 anije luftarake ruse, duke përfshirë anijen e flotës së Detit të Zi, Moskva.
Javën e kaluar ushtria e Ukrainës tha se Moska ishte detyruar të tërhiqte të gjitha asetet e saj detare nga Deti Azov, për shkak të sulmeve të përsëritura në anijet e saj.
Ndryshe, së fundmi dronët ukrainas shënjestruan një aeroport të madh dhe depo nafte në Rusi.
Pamjet e publikuara në internet treguan shpërthime të fuqishme dhe zjarre të mëdha, pas asaj që duket të jetë goditje në depo nafte ose municionesh. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

Aeroplanët ushtarakë hodhën aksidentalisht bomba në zona civile gjatë stërvitjeve, lëndohen 15 persona në Korenë e Jugut

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi