LAJMI I FUNDIT:

Ukraina po i reziston taktikave të “çmendura” ruse – thotë Zelensky

Ukraina po i reziston taktikave të “çmendura” ruse – thotë Zelensky

Presidenti i Ukrainës thotë se trupat e tij po rezistojnë në dy qytete kyçe në rajonin lindor të Donbasit, pavarësisht sulmeve të përsëritura.

Presidenti Zelensky e quajti taktikën ruse “të çmendur”, teksa bëri fjalimin e tij të zakonshëm të mbrëmjes, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Ai tha se luftimet më të ashpra ishin afër Avdiivka, jashtë Donetsk, dhe Bakhmut, më në verilindje.


“Këtu çmenduria e komandës ruse është më e dukshme. Ditë pas dite, për muaj të tërë, ata po i çojnë njerëzit drejt vdekjes, duke përqendruar nivelin më të lartë të goditjeve me artileri”, tha ai.

Rusia është përpjekur vazhdimisht të marrë Bakhmutin, i cili ndodhet në rrugën kryesore për në qytetet Sloviansk dhe Kramatorsk të kontrolluara nga ukrainasit.

Trupat armike sulmuan Bakhmutin tetë herë para drekës në një ditë të caktuar, tha të martën këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych. Megjithatë, ata u ballafaquan me rezistencë çdo herë.

Presidenti nuk përmendi se çfarë po ndodhte pranë qytetit jugor të Khersonit, ende i mbajtur nga forcat pro-ruse, por tha se ai priste një luftë të ashpër atje.

“Në përgjithësi, ne po forcojmë pozicionet tona në të gjithë vijën e frontit, duke zvogëluar aftësitë e pushtuesve, duke shkatërruar logjistikën e tyre dhe duke përgatitur një lajm të mirë për Ukrainën”, ka shtuar ai.

Një sulm i madh nga Ukraina në Kherson – zona më e madhe urbane ende e mbajtur nga Rusia – është pritur për disa javë, por ende nuk ka filluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Kalo në kategori