LAJMI I FUNDIT:

Ukraina i përgjigjet Putinit për komentin e kthimit të ‘territoreve origjinale’

Ukraina i përgjigjet Putinit për komentin e kthimit të ‘territoreve origjinale’

Një nga këshilltarët presidencialë të Ukrainës i është kundërpërgjigjur komenteve të Vladimir Putinit, në të cilat presidenti rus kërkonte të justifikonte pushtimin në Ukrainë.

Putin kishte thënë se vendi i tij tani po përpiqej të rifitonte “territoret origjinale”, ashtu siç bëri sundimtari rus Pjetri i Madh në shekullin e XVII-të.

“Rrëfimi i Putinit për marrjen e tokave dhe krahasimin me Pjetrin e Madh dëshmon se nuk kishte asnjë ‘konflikt’, vetëm okupime të përgjakshme të vendit nën pretekste të sajuara të gjenocidit ndaj njerëzve”, pohoi Mykhailo Podolyak, këshilltar presidencial i Ukrainës, raporton bbc.


Podolyak shtoi gjithashtu se nuk duhet të flitet më për fytyrën e vërtetë të Rusisë, por se duhet të diskutohet për “de-imperializimin e menjëhershëm”.

Ky reagim vjen pasi Ukraina shprehu zemërimin ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron pasi ai tha se ishte jetike që Rusia të mos poshtërohet për pushtimin e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Drejtorit iu prenë këmbët” - kjo video e vizitës së tij në një shkollë në Rusi tregon se sa i ‘frikshëm’ është Putini

“Drejtorit iu prenë këmbët” - kjo video e vizitës së tij në një shkollë në Rusi tregon se sa i ‘frikshëm’ është Putini

Botë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Një stuhi shiu e shoqëruar me bubullima ka goditur Dalmacinë, Dubrovniku më i godituri - banorëve u kërkohet të mos dalin nga shtëpitë

Një stuhi shiu e shoqëruar me bubullima ka goditur Dalmacinë, Dubrovniku më i godituri - banorëve u kërkohet të mos dalin nga shtëpitë

Kroacia
Ukrainasit ia arrijnë qëllimit, rrëzojnë dronin rus Orlan-10 që fluturonte në një lartësi prej 3,620 metrash

Ukrainasit ia arrijnë qëllimit, rrëzojnë dronin rus Orlan-10 që fluturonte në një lartësi prej 3,620 metrash

Evropa
U përpoq ta lavdëronte, por Trump e “ngatërroi” emrin e Elon Musk në një tubim në Wisconsin

U përpoq ta lavdëronte, por Trump e “ngatërroi” emrin e Elon Musk në një tubim në Wisconsin

Amerika
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Evropa
Kalo në kategori