LAJMI I FUNDIT:

Ukraina kërkon të dyfishojë aftësitë e mbrojtjes ajrore

Ukraina kërkon të dyfishojë aftësitë e mbrojtjes ajrore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se dëshiron të dyfishojë kapacitetet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës gjatë verës, pasi shteti pranoi sistemin e tretë Patriot nga Gjermania më 5 korrik.

Moska në pranverë rinisi sulmet e saj ajrore ndaj sistemit energjetik të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë.

Ai tha se shteti i tij ka nevojë edhe për të paktën shtatë sisteme Patriot – të prodhimit amerikan – për të mbrojtur veten.


“Ua kam caktuar për detyrë ekipit tim që të dyfishojnë aftësitë tona të mbrojtjes gjatë kësaj vere, kryesisht me Patriot dhe [sisteme] të tjera”, tha lideri ukrainas, duke iu referuar sistemit amerikan, Hawk dhe atij gjerman, Iris. “Tani ne kemi nisur të shohim rezultate”, shtoi ai.

Në komentet e tij, që u publikuan në Telegram, Zelensky tha se Ukraina po ashtu të premten pranoi “ndihmë shtesë” nga Shtetet e Bashkuara, por nuk dha detaje.

Kievi shpreson që do të arrijë të marrë më shumë mbrojtje ajrore nga mbështetësit e saj gjatë samitit të NATO-s që do të mbahet në Uashington javën e ardhshme. Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit tha se Kievi pritet të marrë “lajme të mira” gjatë samitit.

Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Azia
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Evropa
Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori