LAJMI I FUNDIT:

Ukraina kërkon më shumë armë – në veçanti sistem kundërajror

Ukraina kërkon më shumë armë – në veçanti sistem kundërajror

Prej më shumë se dy jave Ukraina ka kërkuar një zonë ndalimi-fluturimi, që do t’i pakësonte bombardimet ruse mbi qytetet ukrainase.

E për një veprim të tillë NATO-ja është skeptike, pasi mendon se një veprim i tillë do të mund të nxiste konflikt edhe jashtë kufijve të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Ambasadori ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar, Vadym Prystaiko, ka folur për Sky News ku ka bërë të ditur se vendi i tij ka nevojë për më shumë armë – në veçanti sistem kundërajror me qëllim që t’ua pamundësojnë rusëve bombardimin e qyteteve të Ukrainës.


Madje ai ka theksuar se edhe në këto momente po i rezistojnë fuqishëm ushtrisë ruse, por se kanë nevojë për armë tjera të avancuara për ta futur nën kontroll hapësirën ajrore. /Telegrafi/