Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha u ka kërkuar homologëve të tij të NATO-s që t’i bëjnë ftesë Ukrainës për t’iu bashkuar aleancës gjatë një takimi në Bruksel javën e ardhshme.
“Unë ju bëj thirrje që ftoni Ukrainën për t’u bashkuar me aleancën”, tha Sybiha.
Bëhet e ditur se Kievi paraqiti kërkesën e tij për t’u bashkuar me NATO-n në shtator 2022 dhe në korrik 2024.
Edhe pse NATO pohoi “rrugën e pakthyeshme të Ukrainës drejt integrimit të plotë euro-atlantik, duke përfshirë anëtarësimin në aleancë, ukrainasit nuk kanë marrë ndonjë vendim përfundimtar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas Sybihas, një ftesë në NATO do të bëhej “përgjigja adekuate e aleatëve ndaj përshkallëzimit të vazhdueshëm të luftës nga Rusia që ka nisur”.
Ai përmendi “dhjetëra mijëra” ushtarë të Koresë së Veriut të përfshirë në luftë dhe një sulm të fundit kundër Ukrainës me Oreshnik, raketën e re balistike me rreze të mesme veprimi të Rusisë (IRBM).
“Ne besojmë se ftesa duhet të bëhet në këtë fazë”, deklaroi ministri.
Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky së fundmi ka deklaruar se janë gati t’i japin fund luftës në këmbim të anëtarësimit në NATO, edhe nëse Rusia nuk i kthen “menjëherë” tokat e pushtuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri