LAJMI I FUNDIT:

Ukraina i jep shtetësi gazetarit rus që denoncoi pushtimin nga Kremlini

Ukraina i jep shtetësi gazetarit rus që denoncoi pushtimin nga Kremlini

Ukraina i ka dhënë nënshtetësinë një gazetari të njohur rus i cili u largua nga Rusia me gruan e tij pasi denoncoi pushtimin e Ukrainës nga Kremlini, tha një zyrtar i lartë ukrainas.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Moska kishte kërkuar arrestimin e Alexander Nevzorov pasi ai postoi detaje në rrjetet sociale në lidhje me sulmin vdekjeprurës të Rusisë në një maternitet në qytetin ukrainas të Mariupol.

Ai u largua nga Rusia me gruan e tij në mars.


Rusia e akuzon atë për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me atë që Moska e portretizon si “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë.

Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm ukrainas, tha se Kievi ia kishte dhënë nënshtetësinë Nevzorov-it dhe gruas së tij Lydia-s.

Nevzorov e konfirmoi se kishte marrë nënshtetësinë ukrainase në një deklaratë në Telegram, në të cilin ai tha se lufta e Rusisë ishte një krim dhe Ukraina viktimë e saj.

“Unë mbaj anën e viktimës. Dhe u jam shumë mirënjohës atyre njerëzve të munduar, të dëshpëruar, të gjakosur të Ukrainës që më lejuan të zë vendin tim mes tyre”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori