LAJMI I FUNDIT:

Ukraina iu kërkon qytetarëve të largohen nga Rusia

Ukraina iu kërkon qytetarëve të largohen nga Rusia

Ukraina iu ka thënë qytetarëve të saj që të mos vizitojnë Rusinë dhe paralajmëroi çdo ukrainas që ndodhet atje të largohet menjëherë.

“Ministria e Jashtme rekomandon që qytetarët e Ukrainës të shmangen nga çdo udhëtim në Federatën Ruse dhe ata që ndodhen në këtë vend të largohen menjëherë nga territori i saj”, thuhet në një deklaratë.

Më tutje thuhej se “intensifikimi i agresionit rus kundër Ukrainës” do të thotë se vendi nuk do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmë konsullore për ukrainasit në Rusi, transmeton Telegrafi.


Ky veprim mund të prekë disa milionë shtetas ukrainas, të cilët vlerësohet se jetojnë në Rusi.

Ndryshe, duke parë zhvillimet e fundit në Ukrainë, autoritetet e atjeshme të sigurisë kanë filluar t’i bëjnë thirrje qytetarëve që të lajmërohen si rezervistë, raporton Reuters.

Kjo lëvizje është bërë pas vendimit të presidentit Volodymyr Zelensky, ku rezervistët duhet të jenë nga mosha 18 deri në 60-vjeç. /Telegrafi/