LAJMI I FUNDIT:

Ukraina ia rrëzoi Rusisë 23 dronë Shahed brenda natës

Ukraina ia rrëzoi Rusisë 23 dronë Shahed brenda natës

Sistemet të mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë rrëzuar 25 dronë rusë në të gjithë vendin gjatë natës, tha të premten Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës.

Në një deklaratë në Telegram, forcat ajrore thanë se Rusia ka lansuar 33 drone të tipit Shahed nga Krimea drejt rajoneve jugore, lindore dhe qendrore të Ukrainës, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Mbrojtja ajrore përgjoi dronë mbi rajonet sikurse Odesa, Mykolaiv, Kharkiv, Dnipro, Cherkasy dhe Zhytomyr, thuhej në deklaratën e tyre.


Në Odesa, dronët rusë dëmtuan infrastrukturën e portit dhe një kullë gruri në lumin Danub, deklaruan më herët zyrtarët ukrainas. /Telegrafi/