LAJMI I FUNDIT:

Ukraina dhe narrativa që Perëndimi nuk po e dëgjon

Ukraina dhe narrativa që Perëndimi nuk po e dëgjon
Putini, Ukraina dhe ringjallja e Perëndimit
Lexo po ashtu Putini, Ukraina dhe ringjallja e Perëndimit

Nga: Frank Gardner / BBC
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

“Ukraina dhe aleatët e saj, përfshirë Londrën, në një mijë vjetët e fundit e kanë kërcënuar Rusinë; duan ta shtyjnë NATO-n në kufijtë tanë; ta anulojë kulturën tonë … na kanë ngacmuar për shumë e shumë vjet”.

Kjo është ajo që Yevgeny Popov – anëtar i Dumës (Parlamentit) dhe prezantues me ndikim në televizionet në Rusi – i tha BBC-së më 19 prill. “Sigurisht, planet e NATO-s për Ukrainën janë kërcënim i drejtpërdrejtë për qytetarët rusë”.


Pikëpamjet e tij janë befasuese, por edhe sqarojnë diçka sa i përket narrativës shumë më ndryshe që paraqitet Kremlini – krahasuar me mënyrën se si gjërat shihen në Perëndim. Për evropianët dhe perëndimorët, këto deklarata janë pothuajse të pakuptimta, e kjo ashiqare çon në shpërfilljen e disa dëshmive të vërtetuara. Megjithatë, këto janë disa nga qëndrimet që pranohen jo vetëm prej mbështetësve të Kremlinit në Rusi – dhe të popullsisë së gjerë atje – por edhe te disa pjesë tjera të botës.

Pasi Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, OKB-ja e mbajti një votim urgjent – 141 vende nga 193 shtete anëtare të OKB-së votuan, një javë më vonë, për ta dënuar luftën. Por, një numër vendesh të mëdha zgjodhën të abstenojnë, përfshirë Kinën, Indinë dhe Afrikën e Jugut. Pra, do të ishte iluzion nëse liderët perëndimorë besojnë se e gjithë bota e ndan pikëpamjen e NATO-s – se Rusia është krejtësisht fajtore për këtë luftë katastrofike – sepse kjo nuk po ndodhë.

Pra, pse kaq shumë vende janë në anën tjetër të gardhit, kur është fjala te pushtimi i Rusisë?

Ka shumë arsye për këtë, duke filluar nga interesat e drejtpërdrejta ekonomike apo ushtarake, tek akuzat për hipokrizi perëndimore e deri te e kaluara koloniale e Evropës. Nuk ka standard të njëjtë për të gjithë. Çdo vend mund t’i ketë arsyet e veta të veçanta që të mos e dënojë publikisht Rusinë ose ta shmang presidentin Putin.

Le t’ia nisim me Kinën, shtetin më të populluar në botë me më shumë se 1.4 miliard banorë, shumica e të cilëve lajmet për Ukrainën i marrin nga mediat e kontrolluara nga shteti – ashtu siç bëjnë shumica e njerëzve në Rusi. Pak para fillimit të pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, Kina e priti një vizitor të profilit të lartë në Lojërat e saj Olimpike Dimërore – presidentin Putin. Komunikata kineze, e lëshuar më pas, thoshte se “nuk ka ndonjë kufi që ndal bashkëpunimin mes dy vendeve”. Pra, a e lajmëroi Putini homologun e tij kinez Xi Jinping se ishte gati ta niste pushtimin e plotë të Ukrainës? Absolutisht jo, thotë Kina, por është e vështirë të imagjinohet se nuk u bë së paku një aludim te fqinji kaq i rëndësishëm, për atë se çfarë do të ndodhte më pas.

Kina dhe Rusia një ditë mund të përfundojnë si rivalë strategjikë, por sot janë partnerë dhe kanë përbuzje të përbashkët për armikun pranë kufijve – NATO-n, Perëndimin dhe vlerat e saj demokratike. Kina tashmë është përplasur me ShBA-në, përkitazi me zgjerimin ushtarak kinez në Detin e Kinës Jugore. Pekini është përplasur gjithashtu me qeveritë perëndimore lidhur me trajtimin që ia bën popullsisë ujgure, shtypjes së demokracisë në Hong Kong dhe betimin e përsëritur për “ta rikthyer Tajvanin” – me forcë nëse është e nevojshme.

Pra, Kina dhe Rusia e kanë armik të përbashkët NATO-n dhe botëkuptimi i qeverive të tyre i përshkon popullsitë e dy vendeve me faktin se, në pjesën më të madhe, thjesht nuk e kanë neverinë e Perëndimit për pushtimin rus dhe për krimet e supozuara të luftës.

India dhe Pakistani i kanë arsyet e veta se pse nuk duan ta antagonizojnë Rusinë. India siguron shumë prej armëve të saja nga Moska dhe, pas përplasjes së saj të fundit me Kinën në Himalaje, India llogarit se një ditë mund ta ketë nevojën e Rusisë – si aleate dhe si mbrojtëse.

Kryeministri së fundmi i përmbysur pakistanez, Imran Khan, ka qenë kritik i ashpër i Perëndimit, veçanërisht i ShBA-së. Pakistani gjithashtu merr armë nga Rusia dhe ka nevojë për bekimin e Moskës për ta ndihmuar në sigurimin e rrugëve tregtare në veriun e thellë të Azisë Qendrore. Kryeministri Khan shkoi më tej me një vizitë të planifikuar, për ta takuar presidentin Putin më 24 shkurt – pikërisht në ditën kur Rusia e pushtoi Ukrainën. Si India ashtu edhe Pakistani abstenuan në votën e OKB-së për ta dënuar pushtimin.

Pastaj është akuza – e shpërndarë nga shumë njerëz, veçanërisht në vendet me shumicë myslimane – se Perëndimi i udhëhequr nga kombi më i fuqishëm, nga ShBA-ja, është fajtore për hipokrizi dhe standarde të dyfishta. Në vitin 2003, ShBA-ja dhe Britania e Madhe zgjodhën ta anashkalonin OKB-në – dhe pjesën më të madhe të opinionit botëror – duke e pushtuar Irakun mbi baza të rreme, duke çuar kështu në vite të tëra të dhunës. Uashingtoni dhe Londra gjithashtu janë akuzuar se e kanë ndihmuar zgjatjen e luftës civile në Jemen, duke e armatosur Forcën Ajrore Mbretërore Saudite që po kryen sulme të shpeshta në mbështetje të qeverisë zyrtare të vendit.

Për shumë shtete në Afrikë janë arsyet tjera – sidomos historike. Në kohët sovjetike, Moska dërgoi armë në kontinent, ndërsa u përpoq të përballej me ndikimin e ShBA-së dhe të Perëndimit – që nga Sahara deri në kepin e jugut. Në disa vende, trashëgimia e kolonizimit të Evropës Perëndimore në shekujt XIX dhe XX, është pakënaqësi që reziston dhe shprehet edhe sot. Franca e cila nxitoi të dërgojë trupa në Mali në vitin 2013 – për ta parandaluar kontrollin e Al-Kaedës në të gjithë vendin – nuk është e popullarizuar në ish-koloninë e saj. Kështu që pjesa më e madhe e trupave franceze tashmë janë larguar, për t’u zëvendësuar nga mercenarët rusë të Grupit Wagner – të mbështetur nga Kremlini.

E, ku qëndron Lindja e Mesme në gjithë këtë? Nuk është befasi që Siria – së bashku me Korenë e Veriut, Bjellorusinë dhe Eritrenë – e ka mbështetur pushtimin e Rusisë. Për mbijetesën e vet, presidenti sirian Bashar Al-Assad, mbështetet shumë tek Rusia meqë vendi i tij u rrezikua të pushtohej nga luftëtarët e ISIS-it më 2015. Por, edhe aleatët e vjetër perëndimorë, si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) – edhe pse e mbështetën votimin e OKB-së – kanë qenë relativisht të heshtur në kritikat e tyre ndaj Moskës. Sundimtari de fakto i Emirateve të Bashkuara Arabe, Princi i Kurorës Mohammed bin Zayed, ka marrëdhënie të mira me Vladimir Putinin – ambasadori i tij i mëparshëm në Moskë ka qenë me të në udhëtime gjuetie.

Vlen gjithashtu të kujtohet se Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka marrëdhënie kryesisht jofunksionale me presidentin Biden. Për mospëlqimin e tyre të ndërsjellët flitet sa të dy burrat refuzojnë t’i pranojnë telefonatat e njëri-tjetrit. Para kësaj, kur liderët e botës u mblodhën në Buenos Aires për Samitin e G20-shit – në fund të vitit 2018, vetëm disa javë pasi Perëndimi e akuzoi princin e kurorës saudite se e urdhëroi vrasjen e tmerrshme të gazetarit saudit Jamal Khashoggi – shumica e liderëve perëndimorë shprehën pakënaqësi ndaj princit saudit. Putini, nga ana tjetër, e vlerësoi atë. Kjo nuk është diçka që udhëheqësi saudit do ta ketë harruar aq lehtë.

Asnjë nga këto nuk do të thotë se të gjitha vendet e përmendura e mbështesin aktivisht këtë pushtim, përveçse Bjellorusisë. Vetëm pesë shtete votuan në favor të saj më 2 mars në OKB, dhe një nga to ishte Rusia. Por, mësimet që duhet të merren nga kjo janë se, për shumë arsye, Perëndimi nuk mund të supozojë se pjesa tjetër e botës ndan pikëpamjen e njëjtë me të në lidhje me Putinin – as për sanksionet, as për gatishmërinë e Perëndimit për t’u përballur hapur me pushtimin e Rusisë – përmes furnizimeve gjithnjë e më të mëdha me armë për Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori