LAJMI I FUNDIT:

Ujqit copëtojnë 30 dele në Istog

Ujqit copëtojnë 30 dele në Istog

Ujqit kanë mbytur 30 copë dele në fshatin Istog të Poshtëm. Ngjarja e ndodhur në këtë fshat të Istogut, ka shqetësuar banorët, duke e ndjerë frikën se kafshët e egra mund t’i sulmojnë edhe njerëzit.

Pronari i kopesë së deleve, Malush Hysenaj, thotë se vetëm kur është zgjuar në mëngjes ka parë se llava e ujqërve kishte sulmuar delet. Ai thotë se dëmi i shkaktuar kalon shumën 3.000 euro.

Sipas Hysenajt, ujqit sulmojnë shpesh në këtë anë, por ky i fundit ka qenë më i madhi. Prandaj, familja ka vendosur që të bëjë roje për të pritur sulmet tjera nga ujqit. Ata kanë armë me leje, dhe të njëjtat pritet t’i përdorin në momentin kur ujqit do të kthehen për t’i sulmuar delet e mbetura. /Klan Kosova/