LAJMI I FUNDIT:

UFO-t “pushtojnë” qiellin kinez

UFO-t “pushtojnë” qiellin kinez

Vetëm pak ditë pasi disa banorë të Kinës kanë vënë re disa objekte të paidentifikuara në qiell, fenomeni i rrallë përsëritet.

Sipas agjencisë së lajmeve “Nova Cina”, pas 7 korrikut, ditës kur UFO-t u panë pranë aeroportit të Hanghzhout, të premten vonë 4 objekte fluturues të paidentifikuar janë parë sërish në një park të qytetit Chongqing, në pjesën jug-lindore të Kinës.

Shumë dëshmitarë thonë se kanë parë objekte si ato në Hanghzhou dhe disa foto i kanë hedhur online në internet. Objektet kishin formë diamanti dhe kanë fluturuar për rreth një orë mbi “Shaping Park”.

Tre nga katër prej tyre kishin ngjyrë të bardhë, ndërsa një tjetër ngjyrë të kuqe. Ndërkohë, 6 ekspertë kanë shkuar menjëherë në Hanghzhou, por ende nuk kanë arritur të zbardhin të paktën diçka nga misteri i javës së kaluar. Autoritetet ushtarake theksojnë se radarët janë fikur në momentin që u panë objektet. /Telegrafi/