LAJMI I FUNDIT:

UEJL pjesën dërmuese të mjeteve financiare të ndara nga Qeveria i shpërndan për studentët në formën e bursës meritore

UEJL pjesën dërmuese të mjeteve financiare të ndara nga Qeveria i shpërndan për studentët në formën e bursës meritore

Universiteti i Evropës Juglindore për vitin e ri akademik 2019-20, ka rritur përqindjen e shumës së bursës meritore, që është si rezultat i rritjes së buxhetit të ndarë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë inaugurimit të rektorit të ri të Universitetit të Evropës Juglindore, kryeministri Zoran Zaev, premtoi se derisa ky Universitet të nxjerrë kuadro cilësore përkrahja nga Qeveria nuk do të mungoj, por edhe do të ritet.


Bexheti: Me programet studimore që i ofron, UEJL është më i miri
Lexo po ashtu Bexheti: Me programet studimore që i ofron, UEJL është më i miri

“Ne vazhdimisht investojmë në cilësi dhe këtë e kemi dëshmuar edhe me rritjen e përqindjes së vlerës financiare të bursave meritore. Pra, pjesën dërmuese të mjeteve financiare që na i ndanë Qeveria, ne i rishpërndajmë, duke ofruar bursa për të gjithë studentët tanë, pavarësisht se a janë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Kosova, Shqipëria apo ndonjë shtet tjetër. Pjesa tjetër e këtyre mjeteve destinohet për investime në resurse kërkimore-hulumtuese dhe tre-gjuhësinë në UEJL”, thotë rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.

Këtë vit, të gjithë studentët që do të regjistrohen në Universitet dhe në shkollën e mesme dhe kanë patur sukses të përgjithshëm 5.00, do të përfitojnë 60% mbulesë të pagesës së shkollimit, të tjerët të cilët kanë arritur sukses mestar në shkollën e mesme prej 4.5 deri 4.99 fitojnë 40% mbulesë të pagesës së shkollimit.

Sipas zyrës së bursave, lehtësime financiare fitojnë edhe studentët, të cilët nuk kanë arritur sukses mestar solid në shkollën e mesme, por kanë një, ose dy anëtarë të tjerë të familjes që studiojnë në UEJL, ku mund të shkollohen për 15%-25% më lirë se studentët tjerë.

Mundësi e mirë dhe unike e UEJL-së, është programi “Puno dhe Studio”, ku studentët e ardhshëm mund të angazhohen për të punuar në shërbimet administrative të Universitetit kundrejt një kompensimi financiar, i cili sipas orëve të angazhuar u hiqet nga pagesa e shkollimit.

Universiteti i Evropës Juglindore është i njohur për mënyrën e veçantë të metodologjisë së mësimdhënies, duke gërshetuar metodologjinë tradicionale me atë bashkëkohorë, duke e vënë theksin në përdorimin e teknologjive më të fundit të informacionit deh aplikacioneve më të përsosura online të mësimdhënies.

UEJL tashmë e ka shpallur Konkursin për regjistrimin e studentëve në vitin e ri akademik, ku në ciklin e parë ofron 22 drejtime studimore, në ciklin e dytë 27 drejtime studimore dhe 12 drejtime studimore në ciklin e tretë të studimeve. Sipas konkursit, në tre ciklet e studimit, në pesë fakultete (Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Fakulteti i Biznesit dhe Fakulteti Juridik), pritet të regjistrohen rreth 1300 studentë, të cilët do të studiojnë në Kampusin në Tetovë dhe në degën e UEJL-së në Shkup.

Kampusi i UEJL-së në Shkup

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori