LAJMI I FUNDIT:

Bexheti: Me programet studimore që i ofron, UEJL është më i miri

Bexheti: Me programet studimore që i ofron, UEJL është më i miri

Abdylmenaf Bexheti për një vit është rektor në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) dhe Telegrafi Maqedoni e ka intervistuar për të mësuar më shumë rreth këtij universiteti dhe për funksionimin aktual dhe në të ardhmen.

Si ka ndryshuar funksionimi i UEJL-së nga ardhja juaj?
Ardhja ime në krye të UEJL-së lidhet me rrethanat natyrale të kërkesave të kohës dhe institucionit. Në aspektin menaxherial, kjo nënkupton një përkushtim dhe disiplinë më të vendosur për të gjithë stafin, si atë akademik, po ashtu edhe atë administrativ e logjistik. Në pjesën akademike, kriteret e mia janë natyrale dhe të bazuara ekskluzivisht në merita, sa më të barabarta për të gjithë, pa kurrfarë dallimi. Këtë e dinë mbi 20 gjenerata (nga viti 1999, në UT dhe nga 2001, në UEJL) studentesh, që kam nxjerr deri më tani në dy fakultete, atë të Ekonomisë/Biznesit dhe të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, njëkohësisht. Në pjesën menaxheriale, qasja ime është e bazuar në zbatimin e sistemit të matjeve të performancës, pra jo vetëm sa inpute jepni, por sa rezultate arrini. Mbi këtë bazë dhe këto parime mendoj se duken rezultatet edhe akademike edhe financiare të universitetit. Këto të fundit gjeneruan rezultate të dukshme, të matshme dhe të prekshme për vitin e parë nga deficiti struktural buxhetor. Për herë të parë UEJL-ja realizon vit me suficit buxhetor.


Sa është sot konkurrues UEJL-ja në krahasim me universitet tjera?
UEJL-ja ka qenë dhe mbetet më konkurrues krahasuar me të gjitha universitetet në vend. Kjo dëshmohet edhe me rangimin në vendin e dytë për hulumtime, në të tretin për akademi (mësimdhënie e mësimnxënie) dhe në të katërtin në aspektet e impaktit social. Tashmë dihet fakti se në UEJL studentët mesatarisht paguajnë rreth 15 herë më shumë se në universitetet tjera publike, por sërish në programet që ne ofrojmë, kemi më shumë studentë se universitetet tjera publike. Në anën tjetër, konfirmim më i mirë i konkurrueshmërisë është edhe shpejtësia kohore e punësueshmërisë së studentëve dhe në rastin e UEJL-it, kjo është rreth 60%, që në vitin e parë të diplomimit.

Pse duhet një student të ju besojë edukimin juve?
Shumë thjesht, për shkak të programeve praktike studimore të kombinuara me dije dhe shkathtësive të teknologjisë informatike (pa të cilën asgjë nuk funksionon sot dhe nesër aq me pak), dije dhe shkathtësi gjuhësore, komunikime interpersonale dhe njohje automatike të diplomave kudo në Evropë dhe Amerikë (përveç Turqisë, që nuk i njeh diplomat e Maqedonisë edhe për shkaqe të agjendës saj politike!). Përveç këtyre aspekteve profesionale dhe akademike, studenti është në qendër të vëmendjes në UEJL. Shërbimet e personalizuara, ato elektronike si dhe stafi ndërkombëtar i angazhuar janë përparësitë me kryesore të UEJL-së.

Cilët janë planet e UEJL-së për 5 vitet e ardhshme?
Në programet studimore që i ofron, të jetë lider dhe më i miri, në të tre ciklet, si ato deridiplomike, të ciklit të dytë, po ashtu edhe ato të ciklit të tretë. Të mos keqkuptohem si megaloman, prandaj e nënvizova, në programet që ne i ofrojmë. Problemi qëndron se ne jemi të kufizuar në portfolion akademike që e ofrojmë-nga shkencat socio-ekonomike (ekonomi, biznes, juridik dhe shkenca sociale), shkencat kompjuterike (kryesisht “të buta”), si dhe ato filologjike (gjuha angleze dhe gjuha gjermane). Pra, neve na mungojnë shkencat teknike dhe ato natyrore, ku janë edhe tendencat e kërkesës rritëse të tregut të punës! Kjo, do të varet se në çfarë drejtimi, do t’i orientojmë kahet e zhvillimit tonë në të ardhmen. Ajo, që duhet domosdo të bëhet në arsimin e lartë shqiptar është konsolidimi dhe optimizimi i programeve studimore sipas universiteteve, që të mos i dyfishojmë ofertat e njëjta me resurse shumë të limituara dhe të prodhojmë profile joadekuate!

Sa i ndihmon shteti UEJL-së?
Ka 5-6 vite që shteti ka filluar ta ndihmojë UEJL-së në vlerë prej 8-9% të buxhetit të tij, kurse nga buxheti i këtij viti kjo mbështetje financiare u rrit në rreth 15%. Jemi të kënaqur me këtë mbështetje dhe shpresojmë se trendi rritës të vazhdojë sepse destinimin kryesor të këtij subvencioni publik e kemi për bursat e studentëve të bazuara në merita, si dhe në komponentën e cilësisë në mësimdhënie dhe projekte praktike e hulumtime. Pak merr edhe standardi studentor.

Kampusi i UEJL-së në Tetovë

A ka ndonjë nevojë për ndryshim në sistemin e lartë arsimor që kërkon UEJL nga shteti për të ndikuar pozitivisht në funksionimin e UEJL-së?
Patjetër që po, si në aspektin normativ, ashtu edhe në atë të vlerësimit, akreditimit dhe financimit. Akreditimi duhet të bazohet në vlerësimin sipas kritereve standarde në programet përkatëse dhe jo në politikën ditore. Mbi këtë bazë, gjithashtu edhe sistemi i financimit, i cili duhet tu destinohet outputeve (rezultateve) dhe jo inputeve në statusin e institucioneve-vetëm pse politika i ka paracaktuar si publike! Por, ajo që vërtet është e pashmangshme është nevoja e menjëhershme e konsolidimit dhe optimizimit akademik të Arsimit të Lartë Shqiptar (si edhe ai maqedonas, por tani flasim për ne). Kështu siç funksionojmë ne, me 2,5 universitete publike, në më pak se 0,5 milion banorë prezentë është në dëm të madh të cilësisë, por edhe të hiperprodhimit në disa profile dhe deficitit në disa profile tjera! Është koha e fundit, që së pari ne udhëheqësit e këtyre tre universiteteve (pra UT-ja, UEJL-ja dhe UNT-ja) dhe pastaj edhe politikbërësit publik t’i qasen këtij projekti, në të kundërtën, do të na mallkojnë gjeneratat që pasojnë!

Kampusi i UEJL-së në Shkup

A kanë interesim studentët e Kosovës dhe rajonit për të studiuar në UEJL dhe cila është strategjia juaj për të rritur numrin e studentëve të rajonit në universitetin që ju e drejtoni?
Ne rreth 1/3-ën e të gjithë studenteve, në çdo gjeneratë, e kemi nga Kosova dhe Lugina e Preshevës. Nëse përjashtohet rasti i profileve mjekësore, (për arsye të njohura të limitimeve vendore), në UT, ne jemi universiteti i vetëm me këtë numër kaq të lartë të studenteve jashtë vendit, bile në programet dhe oferta që dhjetëra universitete i ofrojnë në Kosovë, por edhe në Luginë!
Me sistemin e platformës elektronike dhe sistemin modular të lëndeve mendoj se do të arrijmë ta risim këtë numër edhe për rreth 30%, brenda 2-3 viteve. Sigurisht që tani edhe afërsia fizike me auto-rrugën e re, posaçërisht në kampusin e Shkupit, i rritë mundësitë dhe shanset për këtë. Ajo, që është me e rëndësishme se neve na vijnë shumë studentë të mirë nga Kosova, posaçërisht ato të studimeve të doktoratës, të cilët lënë edhe ofertat e universiteteve, ku edhe punojnë për të studiuar te ne. Sivjet kemi edhe dy programe të reja studimore tejet atraktive për gjeneratat e reja, atë të Ndërmarrësisë praktike (me bursa komplete nga kompania donator i programit), si dhe atë të Informatikës Juridike (të vetmen në rajon).

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori