LAJMI I FUNDIT:

UEFA do të ndajë 3,25 miliardë euro për klubet pjesëmarrëse në LK dhe EL, nga ky fond fitojnë edhe skuadrat shqiptare

UEFA do të ndajë 3,25 miliardë euro për klubet pjesëmarrëse në LK dhe EL, nga ky fond fitojnë edhe skuadrat shqiptare

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA edhe këtë edicion do t’i përkrah skuadrat pjesëmarrëse në garat evropiane.

Dy garat më të mëdha evropiane, Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës presin shumë skuadra në radhët e tyre nga raundet e para e deri tek faza e grupeve.

Kësisoj UEFA ka vendosur që për edicionin 2019/20 do të shpërndajë 3,25 miliardë euro për klubet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës.


Një pjesë e kësaj shume pritet të shpërndahet edhe për dy finalistët e Superkupës evropiane që do të zhvillohet në gusht mes Liverpool dhe Chelsea në Stamboll.

(Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Natyrisht që nga ky fond i UEFA-s do të fitojnë edhe skuadrat shqiptare që po marrin dhe kanë marrë pjesë në garat evropiane.

Feronikeli, Prishtina, Shkupi, Shkëndija, Partizani, Teuta, Kukësi dhe Laçi janë ekipet shqiptare pjesëmarrëse në garat evropiane dhe do të shpërblehen secila nga UEFA varësisht nga arritjet.

Si do të ndahen mjetet për skuadrat në Ligën e Kampionëve?

Tarifa fillestare: Secila skuadër pjesëmarrëse në fazën e grupeve (32 gjithsej) do të marrë nga 15,25 milionë euro.

Shuma fikse: Çdo fitore në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve do të thotë fitim prej 2,75 milionë euro për skuadër, ndërsa barazimi vlen 900 mijë euro.

Klubet që arrijnë të kalojnë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve do të marrin nga 9,5 milionë euro.

Çerekfinalistët në Ligën e Kampionëve do të marrin nga 10,5 milionë euro, 12 milionë euro të tjera për kalimin në gjysmëfinale.

Dy ekipet finaliste do të fitojnë nga 15 milionë euro të tjera, ndërsa fituesi merr ekstra edhe katër milionë euro të tjera.

Në anën tjetër për ekipet pjesëmarrëse në Ligën e Evropës do të ndahen 560 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori