LAJMI I FUNDIT:

Udhëzimi administrativ, për kategoritë e luftës finalizohet javën e ardhshme

Udhëzimi administrativ, për kategoritë e luftës finalizohet javën e ardhshme

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti sot në takim Faik Fazliun, Drejtor i Zyrës të Kategorive të Dala nga Lufta, pranë Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Ministri Abrashi dhe Fazliu diskutuan për udhëzimin administrativ që rregullon procedurat e aplikimit në skemën e pensioneve dhe beneficioneve të përcaktuara me Ligjin për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre.

Udhëzimi administrativ, tanimë është në diskutim paraprak dhe publik dhe duke u bazuar në rregullat procedurale, gjatë javës së ardhshme do të finalizohet.
Ministri Arban Abrashi dhe Fazliu diskutuan edhe për një sensibilizim më të madh të këtij procesi, pasi që gjatë muajit shtator do të përfundojnë të gjitha procedurat dhe rrjedhimisht hapet rruga për jetësimin e ligjit. /Telegrafi/