Komisioni Shtetëror Zgjedhor për ditë e sotme, ditën e zgjedhjeve lokale ka publikuar edhe nëntë udhëzime për votuesit ku mes tjerash tregohet procedura e votimit, hap pas hapi, njofton Telegrafi Maqedoni.
1. Zgjedhësi mund të paraqitet vetëm një herë në vendvotim.
2. Zgjedhësi pranon dy fletvotime, një për kryetar komune një për të votuar këshilltarët. Qytetarët e Bashkisë së Shkupit do të kenë nga katër fletvotime, një për të parin e qytetit dhe këshillin e Bashkisë së Shkupit, një fletvotim për kryetarin e komunave përbërëse në Bashkinë e Shkupit dhe një për këshillat e këtyre komunave. Zgjedhësi, për votimin e zgjedhjeve lokale nënshkruhet në ekstraktin e Listës zgjedhore të dedikuar për zgjedhjet lokale.
3. Fletvotimi shkëputet nga blloku amë (koçani) sipas renditjes numerike, vuloset në anën e përparme dhe i jepet zgjedhësit.
4. Votimi kryhet në mënyrë të fshehtë pas paravanit zgjedhor.
5. Votimin për kryetar komune dhe kryetar komune për Bashkinë e Shkupit, zgjedhësi e kryen në atë mënyrë duke e rrethuar numrin rendor para emrit dhe mbiemrit të kandidatit, ndërsa për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të komunës dhe Qytetit të Shkupit e rrethon numrin
rendor para bartësit të listës për të cilën është përcaktuar.
6. Zgjedhësi, flevotimin e palosur e lëshon në kutinë përkatëse të votimit.
7. Votimi në emër të personit tjetër është i ndaluar, në përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 112 të Kodit zgjedhor dhe atë:
8. Zgjedhësi i cili ka të meta fizike ose është analfabet dhe për këtë shkak nuk mund të votojë në mënyrën përcaktuar të Kodit zgjedhor, ka të drejtë që me vete të sjellë person, i cili do ti ndihmojë gjatë votimit. Personi i cili do ti ndihmojë personit tjetër gjatë votimit nuk guxon të jetë nga radhët e këshillit zgjedhor, përfaqësuesve të autorizuar të listave ose nga radhët e vëzhguesve. Personi që do ta ndihmojë nuk guxon të ndikojë në vendimarrjen e votuesit, ndërsa gjatë votimit mund të ndihmojë,më së shumti, vetëm dy zgjedhësve të cilët janë me të meta fizike ose analfabetë. Votimi i këtij lloji shënohet në procesverbalin numër 16.
9. Përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të listave, vëzhguesit e autorizuar, anëtarët e organeve zgjedhore dhe zgjedhësit, për shkak
të sigurimit të fshehtësisë së votimit, në ditën e votimit nuk guxojnë të përdorin telefona celularë, fotoaparate dhe mjete tjera për
inçizimin e materialit zgjedhor dhe votuesit duke votuar.
Nga KSHZ apelojnë që të respektohen të gjithë hapat një nga një pasi në të kundërtën do të dënohet edhe komisioni por edhe votuesi nëse shkelet ndonjë rregullore e Ligjit për zgjedhje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë