Nga: Alexandra Prokopenko / The Financial Times (titulli: Putin’s trip to China may show US threats are wishful thinking)
Përkthimi: Telegrafi.com
Presidenti rus Vladimir Putin është gati të shkojë në Kinë në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, që nga sigurimi i gjashtë viteve të tjera në Kremlin. Një nga qëllimet e tij kryesore do të jetë gjetja e mënyrave për të minimizuar çdo problem të veprimtarisë ekonomike, të cilën Kina ia ka siguruar regjimit të tij luftarak që nga pushtimi i plotë i Ukrainës. Duket se gjatë riorganizimit të kabinetit të tij të dielën, nuk u prekën zyrtarët kryesorë për marrëdhëniet kino-ruse. Ministri i tij i ri i Mbrojtjes, Andrei Belousov, është ekonomist me lidhje të thella në udhëheqjen kineze.
Që nga shkurti i vitit 2022, Pekini është bërë tregu më i madh për naftën dhe gazin rus, si dhe burimi kryesor i importeve. Këto janë nga mallrat e rëndomta e deri te komponentët që mbajnë në veprim makinën ushtarake. Uashingtoni tani përpiqet të ndërpresë rrjedhën e furnizimit të mallrave teknologjike kineze të cilat ndihmojnë Kremlinin të tejkalojë Ukrainën dhe Perëndimin në prodhim, ndryshe mbrojtësit ukrainas do të përballen me avantazhin e fuqisë së zjarrit rus.
Në dhjetor, Shtëpia e Bardhë kërcënoi se do të vë sanksione ndaj çdo pagese të kleringut bankar për makinën ruse të luftës. Në fillim të këtij viti, sekretarja e Thesarit e ShBA-së, Janet Yellen, ka thënë sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka vizituar Kinën dhe ka shpalosur kërcënimet ndaj udhëheqësve dhe institucioneve financiare kineze. Tash për tash, duket se këto kanë pasur efekt. Eksportet kineze drejt Rusisë ranë me 15.7 për qind në mars dhe me 13.5 për qind në prill, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë, shpresa se kjo do ta zgjidhë përfundimisht problemin, është veçse mendim i dëshiruar. Gjatë dy viteve të fundit, qeveritë ruse dhe kineze kanë demonstruar aftësinë e jashtëzakonshme për t’u përshtatur me kufizimet e ShBA-së. Vizita e Putinit paraqet mundësi të re për të për të ideuar opsionet në mënyrë private, përpara se t’i zbatojë ato në heshtje. Ai pritet të shoqërohet nga një ekip me përvojë nga Banka Qendrore dhe nga Ministria e Financave, të cilët janë përgjegjës për përpjekjet e Kremlinit për të de-dollarizuar sistemin financiar rus që nga viti 2014. Lëvizjet e tyre të guximshme i mundësuan vendit të përballojë tronditjen fillestare të sanksioneve dhe më pas të ndryshojë me shpejtësi sistemin e saj financiar nga varësia nga dollari dhe nga euroja, drejt varësisë nga renminbi.
Deri në dhjetor 2023, renminbi përbënte më shumë se një të tretën e shumës në tregtinë ruse me partnerët e huaj – nga praktikisht zero para pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës. Depozitat e renminbit në Rusi ishin 68.7 miliardë dollarë në vitin 2023 [63.75 miliardë euro], duke tejkaluar zotërimet në dollarë. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore ruse, huadhënia në renminbi është rritur gati katërfish, në 46.1 miliardë dollarë [42.78 miliardë dollarë], kryesisht falë konvertimit të borxhit nga dollarët dhe eurot në renminbi.
Rusia dhe Kina përdorin infrastrukturën lokale për procedimin dhe spastrimin e transaksioneve. Pas sanksioneve të vitin 2014, Rusia krijoi analogun vendor të suiftit [Swift], i njohur si sistemi i mesazheve financiare të Bankës së Rusisë (SPFS), përdorimi i të cilit tani është i detyrueshëm. Kina operon sistemin e saj të pagesave ndërbankare (Cips), i cili tani përfshin rreth 30 banka ruse. Derisa Cips-i nuk mund të rivalizojë suiftin në vëllim, lufta në Ukrainë po nxit zgjerimin e saj. Transaksionet ditore thuhet se u rritën me 50 për qind në vitin 2022 dhe më pas me 25 për qind të tjera në tre tremujorët e parë të vitit 2023. Cips-i nuk i përpunon vetëm pagesat midis Kinës dhe Rusisë. Në prill 2023, për shembull, Bangladeshi e përdori atë për të paguar agjencinë e energjisë atomike të Rusisë në renminbi, për punën në një termocentral bërthamor.
Por, vetëm kjo nuk do t’i mbrojë bankat kineze nga sanksionet, nëse Uashingtoni zbulon ndonjë transaksion të ndaluar. Pra, hapi tjetër për Moskën dhe Pekinin do të jetë krijimi i infrastrukturës së sofistikuar për spastrimin e pagesave më të ndjeshme. Kjo nuk ka gjasa të përfshijë ndonjë bankë të madhe kineze të integruar në sistemin financiar global, por disa nga 4500 bankat e saj rajonale tashmë kanë marrëdhënie korrespondente me bankat ruse. Skema për spastrimin e pagesave problematike mund të përfshijë bankat më të vogla që kryejnë transaksione vetëm në monedhat e tyre kombëtare dhe përdorin vetëm infrastrukturën lokale. Ka të ngjarë përfshirja e shumë kompanive në hije si ndërmjetës, përfshirë vendet në Azinë Qendrore dhe të Gjirit. Natyrisht, transaksionet e tilla do të jenë më të kushtueshme dhe marrin më shumë kohë, por do të jenë shumë më të vështira për ShBA-në që t’i gjejnë dhe frenojnë.
Tash për tash, sigurisht që mekanizmat e tillë mund të jenë veçse zgjidhje e arnuar. Herët a vonë, ka të ngjarë të zbulohen nga sytë e vëmendshëm të qeverisë amerikane. Por, duke përdorur ekonominë ruse si kuti gjigante rëre, autoritetet kineze mund të rregullojnë infrastrukturën financiare që mund të përdoret nga vendet e tjera të cilat kërkojnë antidot për fuqinë e monedhës së gjelbër nga Uashingtoni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Ronaldo e pranon publikisht se mund t'i bashkohet Man Cityt
Man City do të shpenzojë 40 milionë euro në 'një nga transferimet më fitimprurëse në histori' - tejkalon edhe atë të Neymarit
Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles