LAJMI I FUNDIT:

Udhëtari ankohet në shërbim fiton vend pune

Udhëtari ankohet në shërbim fiton vend pune

Udhëtari i kompanisë ajrore britanike “Virgin Atlantic” i cili shefit të personelit i ka dërguar një letër të gjatë në të cilën ka shprehur pakënaqësinë e tij me shërbimin dhe ushqimin gjatë fluturimit nga Mumbai deri në Londër ka fituar vend të punës në këtë kompani si provues i ushqimit.

Robert Branson, drejtor ekzekutiv i kompanisë ajrore, ka marrë në punë shkrimtarin e letrës më të gjatë dhe më të detajuar të ankesës që në të ardhmen të përzgjedhë ushqimin dhe verërat të cilat do tu shërbehen udhëtarëve të “Virgin Atlantic”.

Letrën përplot me shaka, e cila në vete ka përmbajtur pesë fotografi të ushqimeve “të tmerrshme”, e kanë publikuar mediat në mbarë botën.