LAJMI I FUNDIT:

Ua sugjerojmë faqen “Sleeveface”

Ua sugjerojmë faqen “Sleeveface”

A keni ëndërruar ndonjëherë të dukeni si Bruce Springsteen ose të dini se si koka e Mick Jaggerit përshtatet me trupin tuaj? Ky pak a shumë është koncepti në të cilin bazohet Sleeveface.com i cili u bë i famshëm falë internetit.

Sipas definicionit në Wikipedia, sleeveface është “përshtatja ose ngjitja e një pjese të trupit me fotografitë e ballinave të pllakave të gramafonit me të cilat krijohet përjetimi i iluzionit”.

Këtë term e shpiku Carl Morris, ndërsa miku i tij John Rostron vendosi fotografitë e para në internet dhe krijoi një grup në Facebook. Ky ishte fillimi i një trendi i cili u shndërrua në fenomen në internet, ndërsa dyshja më vonë botoi edhe një libër me të njëjtën temë.

Këto fotografi më poshtë janë vetëm disa nga koleksioni i pasur që ju pret në këtë blog interesant. Mos e lini pa e parë! /Telegrafi/