LAJMI I FUNDIT:

U zhduk pesë ditë më parë, besohet se trupi i prezantuesit britanik është gjetur në një ishull në Greqi

U zhduk pesë ditë më parë, besohet se trupi i prezantuesit britanik është gjetur në një ishull në Greqi

Një trup është gjetur derisa autoritetet ishin në kërkim të prezantuesit televiziv dhe radiofonik Dr Michael Mosley në ishullin grek të Symit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 67-vjeçari u zhduk të mërkurën pasi u nis për një shëtitje nga plazhi Agios Nikolaos.

Trupi – i cili ende nuk është identifikuar zyrtarisht – u gjet në një shkëmb të vogël në kodrën shkëmbore në veri-lindje të fshatit Pedi, pranë plazhit të Agia Marina.

Autoritetet kishin kërkuar për Dr Mosley në një zonë të largët malore.

Kryebashkiaku i Symit tha se trupi u gjet ndërsa ekipet po kërkonin vijën bregdetare me kamera dhe po i afroheshin një shpelle pranë plazhit të Agia Marina.

Dr Michael Mosley me gruan Clare

Një burim policor i tha BBC News se i ndjeri kishte vdekur “për disa ditë”.

Autoritetet greke kanë kërkuar për Dr Mosley për pesë ditë, dhe përpjekjet kanë përfshirë zjarrfikës, qen, helikopterë, drone, njerëz lokalë dhe oficerë nga Symi dhe jashtë ishullit.

Katër fëmijët e tij ishin bashkuar gjithashtu me gruan e tij, Dr Clare Bailey Mosley, në ishull.

Dr Mosley është më i njohur për programet e tij televizive duke përfshirë Trust Me I’m a Doctor dhe podcastin Just One Thing të BBC Radio 4.

Dr Mosley studioi mjekësi në Londër dhe u kualifikua si mjek dhe për dy dekadat e fundit ka punuar si prezantues, krijues dokumentarësh, gazetar dhe autor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite thotë se Hamasi nuk mund të shkatërrohet – vjen përgjigja nga zyra e kryeministrit Netanyahu

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite thotë se Hamasi nuk mund të shkatërrohet – vjen përgjigja nga zyra e kryeministrit Netanyahu

Botë
Britaniku hyri në një spital të braktisur të shek. XVII – as policia nuk kishte ‘guxuar’ ta vizitonte

Britaniku hyri në një spital të braktisur të shek. XVII – as policia nuk kishte ‘guxuar’ ta vizitonte

Botë
Me ‘duar të zbrazëta’, ushtarët filipinas luftuan kundër rojës bregdetare kineze ‘të armatosur’ - pamje të incidentit në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore

Me ‘duar të zbrazëta’, ushtarët filipinas luftuan kundër rojës bregdetare kineze ‘të armatosur’ - pamje të incidentit në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore

Azia
Daniel Serwer: Dodik dhe Vuçiq mund të organizojnë në Bosnje një sulm si në Banjskë

Daniel Serwer: Dodik dhe Vuçiq mund të organizojnë në Bosnje një sulm si në Banjskë

Bosnja
Mbreti spanjoll refuzoi të takohet me presidentin argjentinas

Mbreti spanjoll refuzoi të takohet me presidentin argjentinas

Botë
Dodik: Fillimisht demarkacion, pastaj shpërbërje të Bosnjës

Dodik: Fillimisht demarkacion, pastaj shpërbërje të Bosnjës

Bosnja
Kalo në kategori