LAJMI I FUNDIT:

U shkarkua nga Vjosa Osmani, reagon Blendi Kilaj: Nuk isha në listën e pagave, vendimi paradoksal

U shkarkua nga Vjosa Osmani, reagon Blendi Kilaj: Nuk isha në listën e pagave, vendimi paradoksal

Ish-konsulli i Kosovë në Lublanë Blendi Kilaj, i shkarkuar nga u.d presidentja Vjosa Osmani, thotë se “shkarkimi” i tij u bë me motive politike.

Kilaj në “Debat Plus” thotë së në këtë pozitë është propozuar në vitin 2019 nga Behgjet Pacolli e që më pas është dekretuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka dërguar notë verbale por nga shteti pritës nuk kemi marrë ndonjëherë përgjigje. Kjo do të thotë se unë nuk kam punuar asnjë ditë në atë pozitë. Pra unë nuk kam qenë në listë të pagave dhe thjesht nuk kam qenë në punë”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Kilaj thotë se është paradoksal dekreti i U.D. Presidentes kur ai nuk ka qenë në punë në atë pozitë.

“Vjosa Osmani nuk ka pasur të drejtë me këtë dekret pasi unë nuk kam qenë në punë…Mendoj se vendimi i saj thjesht ka qenë çështje politike”.

Blendi Kilaj është djali i ish-kryetarit të Malishevës dhe ish zëvendësministrit Isni Kilaj.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë.

Konsujt e shkarkuar ishin: Flakron Shala, konsull në Pragë, Blendi Kilaj, konsull në Lubjanë, Lindon Kqira konsull në Shkup dhe Halim Krasniqi konsull në Tiranë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori