U ndez “Flaka e Janarit” në Gjilan
Ekspozita kolektive e titulluar “Flaka e Janarit”, e njëzeta me radhë, organizohet në shenjë respekti për Heronjtë dhe dëshmorët që bënë një kontribut të madh gjithëshqiptar. Andaj, pikturat e prezantuara, fotografitë, skulpturat, grafikët, e artistëve nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, ngërthejnë në vete motive të ndryshme, të cilat përveç që kënaqin syrin, arrijnë të lëshojnë tinguj magjik tek të pranishmit. Ata në peizazhet e tyre, nuk shpalosin vetëm objektin e heshtur të natyrës, por me ritëm shpalosin stilin e tyre të veçantë, duke prezantuar momentet më intime.
Ekspozita “Flaka e Janarit”, ka për qëllim gërshetimin e gjeneratave të reja deri tek ato te vjetra, të prezantojnë botët e tyre, të ndajnë mendimet e ndryshme, për vetën, botën, kozmosin, natyrën, të kaluarën e lashtë Ilirie, bukurinë e brendshme, ngrohjen globale etj. Arti ka fuqi të depërtojë në çdo thellësi, madje, i jep vlerë mos vlerës, na shpie tek e bardha dhe e zeza, tek e kuqja e përgjakshme,e deri tek e kaltra e ftohët. Shpirti identifikohet nëpërmjet nuancave të ngjyrave, përkthehet mjeshtërisht me ndihmën e penelit dhe përfaqësohet nga e vetëdijshmja e planifikuar.
Pikturat e artistëve të prezantuar kanë fuqi ta mbrojnë vetveten, magjia e tyre nuk është vetëm imitim i formave të natyrës, por shpërfaqje e thellësisë , e cila nxjerrët në sipërfaqe nëpërmjet së mirës dhe së keqes. Piktura është e zonja që brezave të ardhshme t’ua komunikojë arritjet e veta përmes gjenialitetit të saj. Edhe filozofi Imanuel Kant, artin e bukur e identifikon si art të Gjeniut dhe sipas tij, gjenialiteti është talent që i jep artit rregulla.
Mirëpo, sipas Fisherit artisti zbulon realitetin e ri, e ai se bënë këtë për vete, por për të tjerët për të gjithë ata që duan të dinë në çfarë bote jetojnë, nga vijnë dhe ku shkojnë. Ai prodhon për bashkësinë. Lirisht mund të them si ky art kolektiv, është si një lule që kërkon insekte të duhura, ose sikur një libër që kërkon lexues të duhur me qëllim për ta kuptuar. Por, artistët nuk mund ta lënë në mjegull lashtësinë tonë. Në profilet Dardane, përmes ngjyrave, figurave, ringjallet e kaluara e fuqishme e jona, me qëllim për tu ngjitur në shkallët e së ardhmes.
Shenjat ekzistojnë, të na kujtojnë që e kaluara ekziston. Nuk është e shkatërruar, ajo manifestohet përmes ngjyrave të tyre të ngrohta, të cilat i japin trajtë formave. Edhe peizazhet nuk janë të qeta, perspektiva dhe horizontet e tyre, flasin me gjuhën e mendjes, sepse nuk janë të krijuara me pavetëdije, por të koordinuara dhe të precizuara me potezat të ndryshme të brushës. Ato i ngjajnë një oratori i cili flet para një mase me shumë mend. Jetën jashtë tokës, ata e paraqesin përmes një energjie të cilën Hëna e merr nga Dielli. Marrja, i ngjason një imitimi, duke na paralajmëruar se shumë artist krijojnë duke kombinuar vlera nga artistët e mëdhenj botëror, ose thënë më mirë, duke harruar vetën. Pikturat bëhen reale, ekspresive, duke u thelluar në artin abstrakt i cili nuk e humb identitetin e formës, por e fuqizon atë me një kolorit të pastër depërtues në kufijtë e mendjes.
Ndërkaq, skulpturat tri dimensionale, të puqura me surealizëm, na kthejnë tek dy njerëzit e parë, tek Adami dhe Eva, të bashkuar, ata na paralajmërojnë për krijimin e se ardhmes. Sipas tyre, e ardhmja, ekziston, vetëm nëse trashëgohemi. Në psikologjinë e tyre, dominonë harmonia, e bukura, e cila të keqën e përdorë vetëm si një instrument, për ta identifikuar vetën. Ndërsa, fotografitë, në vështrim të parë, prezantojnë momentet të zëna rastësisht nga mrekullia e natyrës. Fryma e lehtë, e cila shkund gjethet nga pemët krijon një lojë të mirë dhe të pranueshme, një teatër modern të pranuar. Po ashtu edhe grafikët, janë tërheqëse, të krijuara me një lojë të koordinuar, dhe të precizuara ne esencën e tyre.
Andaj, arti i tyre, është shërbyes, mësues, ose siç kishte më thënë Hegeli se: “Ka shumë raste kur krijimtaria artistike është mësuesja e vërtetë e popujve”. Këtë mësuese të vërtet ne shohim në mesazhet e tyre premtuese. E veçanta në punimet e tyre, është se ata nuk ngjasojnë njëri me tjetrin. Edhe pse jetojnë në kohë të njëjtë, frymojnë me motive, ngjyra dhe skena të ndryshme. Arrijnë t’i kuptojnë momentet, të njoftohen me unin e tyre, duke rrezatuar me lojën e ngjyrave. Andaj, nuk është kjo hera e parë, që “Flaka e Janarit” bëri përmbledhjen superlative të artistëve të ndryshëm. Qëllimi dhe synimi i vlerave kulmore artistike është servuar në egot e të pranishmëve. Uroj që ky manifestim të vazhdoj edhe ne vitet e ardhshme, gjithnjë duke prezantuar vlera të artistëve të rinj e deri tek ata më të vjetër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker