LAJMI I FUNDIT:

U hodh shorti për kualifikimet e Evropianit për Përfaqësuesen U-19 të femrave

U hodh shorti për kualifikimet e Evropianit për Përfaqësuesen U-19 të femrave

Në Nyon të Zvicrës në praninë e përfaqësuesve të federatave kombëtare, sot (e premte), është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2019/2020 për femra për grupmoshën 19-vjeçe.

Nga FFK-ja morën pjesë znj. Vjollcë Krasniqi anëtare e KE dhe kryetare e Komisionit për futbollin e femrave dhe znj. Valbonë Gashi, menaxhere  e futbollit të femrave.


Kosova u përfshi në grupin e 12-të dhe do të zhvillojë ndeshje në  rrethin e parë kualifikues me Turqinë, e cila e ka marrë përsipër organizimin, Danimarkën dhe Hungarinë.

Garat  e këtij rrethi do të zhvillohen prej 2 deri më 8 tetor të vititi 2019 në Turqi.

“Grupi është mjaft i fortë me skuadra cilësore dhe e vetmja lehtësi për neve është se nuk kemi nevojë për viza hyrëse e që mbase do ta vështirësonte punën tonë po të zhvillohej në një vend ku kërkohen viza”.

“Mendoj se kemi kohë që ekipi ynë kombëtar të përgatitet sa më mirë që të jetë e mundur”, ka theksuar pas shortit Vjollcë Krasniqi.

Në Nyon delegacioni i FFK-së u takua me shumë përfaqësues të federatave kombëtare e në veçanti i përzemërt ishte takimi me përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Dritan Babamusta dhe atë të Maqedonisë Kushtrim Luma, ku i bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet federatave me theks në futbollin e femrave.

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe tërbon francezët – mori pushim për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por shihet në një diskotekë

Mbappe tërbon francezët – mori pushim për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por shihet në një diskotekë

Ndërkombëtare
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Tifozët e Anglisë po kërkojnë rikthimin e lojtarit të përjashtuar në kombëtare pas sfidës me Greqinë

Tifozët e Anglisë po kërkojnë rikthimin e lojtarit të përjashtuar në kombëtare pas sfidës me Greqinë

Ndërkombëtare
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ylli i Manchester United ‘konfirmon’ planet për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit

Ylli i Manchester United ‘konfirmon’ planet për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit

Premier League
Szczesny zbulon se kush është lojtari që i bëri më së shumti përshtypje tek Barcelona

Szczesny zbulon se kush është lojtari që i bëri më së shumti përshtypje tek Barcelona

La Liga
Kalo në kategori