LAJMI I FUNDIT:

U deklaruan se do ta ndihmonin Parashqevi Simakun, Elton Ilirjani: Askush nga këta biznesmenë nuk është lajmëruar për ndihmë

U deklaruan se do ta ndihmonin Parashqevi Simakun, Elton Ilirjani: Askush nga këta biznesmenë nuk është lajmëruar për ndihmë

Elton Ilirjani ka dhënë një deklaratë lidhur me gjendjen e Parashqevi Simakut, duke theksuar se sot ka kaluar një javë që kur ajo u gjet në stacionin e trenit në New York.

Eltoni thotë: “Dua të jap informacion lidhur me ndihmën që i është dhënë Parashqevi Simakut dhe me premtimet që janë bërë nga biznesmenë të ndryshëm të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe biznesmenë që jetojnë këtu, në SHBA, me origjinë nga Shqipëria. Për momentin, ne si grup dhe familjarë të Parashqevi Simakut, nuk kemi parë asnjë ndihmë konkrete nga këta biznesmenë, të cilët u deklaruan me të madhe që në orët e para se do ta ndihmonin Parashqevi Simakun me ndihma.
Deri në këtë moment, pra deri sot, më 22 dhjetor 2024, unë Elvira, vëllai i Parashqevi Simakut, nipi dhe mbesa, nuk kemi marrë asnjë njoftim dhe as nuk jemi kontaktuar nga asnjë biznesmen, i madh, i vogël apo mesatar shqiptar, të cilët kanë shprehur dëshirën për ta ndihmuar në mënyrë konkrete Parashqevi Simakun. Pra, më vjen shumë keq të pranoj faktin e trishtueshëm që askush nuk është ofruar nga këta persona për ta ndihmuar. Nuk e di arsyen, ndoshta nuk besojnë te unë, ndoshta nuk besojnë te Elvira, te vëllai i Parashqevi Simakut, te nipi, te mbesa, pra te familjarët e afërt të Parashqevi Simakut”.

Foto: Elton Ilirjani/Instagram (Screenshot)

Më tutje ai vazhdoi: “Deri në këto momente, shuma në GoFund ka arritur shifrën e 98 mijë dollarësh, ku vihet re që ata që kanë kontribuar, rreth 1400 e disa kontribues, kanë dhënë shuma modeste, por shumë të vlefshme që kanë dalë nga shpirtrat dhe dashuria që ata kanë për këtë këngëtare të madhe të historisë së muzikës shqiptare. Më vjen shumë keq, por, unë aty nuk shikoj asnjë biznesmen të fuqishëm shqiptar që të ketë kontribuar dhe, siç e thashë edhe më lart, nuk e kuptoj arsyen pse. Nuk e kuptoj pse nuk duan të bëhen pjesë e rehabilitimit dhe rikthimit në jetë të një dive kaq të madhe që ka prekur zemrat e milionave shqiptarëve dhe këndohet nga fëmijë të vegjël shqiptarë.”


“Për të gjithë ndjekësit e mi, e dinë që për mua është e pazakontë të dal dhe të bëj fjalime në Instagram, por dua që të ndaj me ju disa mesazhe që janë shumë të rëndësishme. Dje, kur po flisnim me Parashqeviën për nismën GoFund dhe kur pamë që aty kishte plot dashuri me mijëra zemra që donin ta ndihmonin, nuk kishte asnjë nga emrat që folën që në fillim që donin ta ndihmonin dhe Parashqeviën nuk i njeh shumicën e tyre, ashtu siç nuk më njohu edhe mua dhe më tha: ‘Elton, mos u mërzit, nuk ka rëndësi, ne kemi një shtëpi dhe kemi një vatër të ngrohtë.’ Dhe më tha për mua është një fjalë e urtë popullore: ‘Është më mirë të kesh një mik, se sa një çiflik.’”

“Dua të bëj një thirrje për të gjithë këta biznesmenë, të cilët u shprehën se do ta ndihmonin ose mund ta kenë në mendje që duan ta ndihmojnë realisht Parashqevi Simakun. Në qoftë se nuk kanë dëshirë ta kalojnë këtë ndihmë nëpërmjet meje ose Elvirës, mund ta kalojnë këtë ndihmë nëpërmjet vëllait të saj, Arben Simakut, nipit të saj Ani Simakut, që i ndodhet asaj pranë fizikisht këto ditë. Pra, janë të lirë ta bëjnë këtë gjë. Ndoshta nuk duan që të jem unë personi që ta menaxhoj ndihmën e tyre, por mund ta ofrojnë atë. Unë jam thjesht miku i saj në ditët më të vështira dhe do të jemi të tillë, ju siguroj, përgjithmonë. Por kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet ta ndihmoni atë. Në fund të fundit, ajo do ta vlerësonte nesër ndihmën që ju po jepni sot.”

“Gjithashtu, thirrja është e vlefshme edhe për të gjithë bashkatdhetarët tanë në qytetin e New Yorkut, në Brooklyn, Bronx, Staten Island, New Jersey, kushdo që e do dhe e vlerëson dhe ka simpati për këngëtaren tonë të madhe Parashqevi Simakun. Mund të më kontaktojë me ndihmë konkrete. Parashqevia është shumë mirë për momentin, por ajo duhet të ketë dinjitetin e vet, duhet të ketë një strehëz të saj, një shtëpi ku ajo të jetojë me nipin, me vëllain kur t’i bashkohet së shpejti, me mbesën, me djalin e saj. Pra, do ta vlerësoja shumë në qoftë se ne i gjejmë asaj një shtëpi të denjë ku ajo të jetojë, dhe të gjithë të kontribuojmë. Dikush mund të ofrojë diçka tjetër, të më kontaktojë. Pra, të gjithë le të bëhemi bashkë ta ndihmojmë atë. Dua ta përsëris, thjesht ta ndihmojmë, dhe ajo të ketë një jetë… u shpreh Eltoni.

Ai shton që kushdo që dëshiron të ndihmojë këngëtaren e madhe t’i shkruajë atij në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Kalo në kategori