LAJMI I FUNDIT:

U bë milioner pasi e la e dashura

U bë milioner pasi e la e dashura

Pas 14 vitesh të kaluara me kamionxhin Matthew Breach e pakënaqura Kerry Graves e braktisi pasi ishte shumë i mërzitshëm. Sot ndoshta është njeriu që i ka rënë pishman më së tepërmi në botë pasi Matthew fitoi gati 18 milionë funte në loto.

Kerry Graves 31 vjeçare braktisi burrin sepse “i ishte bërë bajat dhe nuk dëshironte më shumë seks”. Por pa kaluar as dy vjet nga ndarja e tyre, Matthew fitoi shumë marramendëse në loto.

Edhe pse e pranon se pak është i mërzitshëm dhe hobi i tij më i madh është gjumi, Matthew tash mendon se si t’i shpenzojë paratë. Fatlumi thotë se Kerry dhe ai dëgjohen gjithmonë me telefon dhe thotë se ajo ndihet pak keq pasi që nuk i kishte qëndruar pranë. “Më vjen keq pasi ka qenë vajzë e mirë dhe të gjithë e donim”, komentoi nëna e Matthew, Sandra.

Kerry momentalisht jeton në një banesë njëdhomëshe në të cilën e ndanë me të dashurin e ri Travis Mains-Marten dhe djalin e tyre Blake. Travisi tri vjet më i ri është pronar i dështuar i një internet kafeje.


“Kerry me siguri është njeriu më i pafat në Britaninë e madhe. Ka jetuar me Matthew 14 vjet dhe në fund u nda – dhe atë tamam kur ai u pasurua”, tha njëra nga shoqet e Kerryt. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori