LAJMI I FUNDIT:

U bë i famshëm me këngët që këndoi në karantinë

U bë i famshëm me këngët që këndoi në karantinë

Australiani Christian Van Vuuren (27 vjeç) u bë hit në YouTube pasi që publikoi videot e këngëve të cilat i këndon derisa gjendet në spital. Ai tërhoqi miliona shikues dhe vëmendjen e organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ai është ende i mbyllur në karantinë ku po shërohej nga tuberkulozi, i infektuar gjatë një udhëtimi në Amerikën Jugore, ndërsa interneti është argëtimi i tij i vetëm.

Në YouTube paraqitet si “Reperi shumë i smuet”. Me tekstet e këngëve të tij ai përshkruan gjendjen momentale dhe qëndrimin në spital si dhe mahitet në llogari të tij.

Vuuren është kontaktuar nga Organizata botërore e Shëndetësisë të cilët i ofruan pjesëmarrjen e një fushatë vetëdijesimi kundër tuberkulozit nëpërmjet videove të tij.


“Ata më thanë se është mirë që këndoj për tuberkulozin. Njerëzit duhet ta dinë se kjo nuk është vetëm një sëmundje e Botës së Tretë”, thotë Vuuren. Mjekët ende nuk i kanë treguar Vuurenit se sa duhet të qëndrojë në spital, ndërsa deri atëherë do ta kalojë kohën duke kënduar rap. /Telegrafi/