LAJMI I FUNDIT:

”Tvrdokorni” do të marshojë për Maqedoninë

”Tvrdokorni” do të marshojë për Maqedoninë

Një organizatë maqedonase paralajmëron një protestë, përmes një marshimi paqësor, me moton ”Marsh për Maqedoninë – Marrëveshje për Maqedoninë”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Protesta është caktuar për 24 shkurt, në ora 17:00, ndërkaq do të fillojë nga Kisha Shën Klimenti i Ohrid, e deri te përmendorja e branitellave te Parku Grua, ku do të vendosen lule të freskëta, për nderë të ushtarëve maqedonas të vrarë në vitin 2001.

Organizata ”Tvrdokorni” u bën thirrje të gjithë të sinqeërtëve dhe patriotëve politik neutral që t’u bashkohen në këtë marsh proteste./Telegrafi/