LAJMI I FUNDIT:

Kara: Turqia mbështet Nevzat Bejtën në qeverisjen me Komunën e Gostivarit

Kara: Turqia mbështet Nevzat Bejtën në qeverisjen me Komunën e Gostivarit

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, sot u takua me ambasadoren e Republikës së Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, për

Takimi kaloi në frymë miqësore dhe u diskutuan për shumë tema të dobishme që shkojnë në të mirë të qytetarëve të Gostivarit, siç janë investimet e realizuara nga shtetit turk në shkollat e Gostivarit, si dhe investimet që pritet të realizohen brenda kohës.

“Ne si komunë kemi pasur bashkëpunim me Republikën e Turqisë, jemi mirënjohës dhe falënderues për ndihmesën financiare që kanë bërë në të mirë të qytetarëve dhe qytetit të Gostivarit. Pata rastin ambasadoren ta njoh me zhvillimin e qytetit si një nga pesë qytetet më të mëdha në Maqedoni. Në Gostivar jetojnë shqiptarët, turqit, maqedonasit, romët dhe të tjerë. E njoftova ambasadoren që në mandatin e parë zyrtarizuam gjuhën turke, emëruam shkollën fillore që më herët quhej ‘Petre Jovanovski’, me emrin e ri ‘Mustafa Kemal Ataturk’”, tha Bejta duke shprehur falënderim të posaçëm për shtetin dhe popullin turk për mbështetjen financiare në rregullimin e kësaj shkolle, duke paralajmëruar inaugurimin e investimeve e shkollës së re brenda ditëve në vazhdim.


Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, gjatë takimit theksoi që kryetari Nevzat Bejta do ta ketë mbështetjen e shtetit dhe ambasadës turke në qeverisjen me Komunën e Gostivarit.

“Angazhohemi për miqësi të thellë me Komunën e Gostivarit. Në Gostivar në numër të madh jeton komuniteti turk dhe premtojmë mbështetje për popullatën vendase. Sot vizitova kryetarin e Komunës dhe po ashtu shkollën ‘Mustafa Kemal Ataturk’, ku kemi sjell disa pajisje mësimore. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, sugjeroi që të plotësojmë gjitha kërkesat e kësaj shkolle. E falënderoj kryetarin Bejta i cili është mik i madh i Turqisë dhe i premtova projekte të përbashkëta. Vijë si deputete e zgjedhur në Bursë dhe jam njeri i politikës. Besoj që disa komuna të rajonit të Bursës, do të arrijmë t’i vëllazërojmë me Komunën e Gostivarit”, tha ambasadorja, Kara, thuhet në kumtesë.

Kryetari Bejta nënvizoi investimin e fundit që po realizohet me mbështetje financiare të Republikës së Turqisë në rifasadimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori