LAJMI I FUNDIT:

Turqia hap një urë rekord midis Evropës dhe Azisë

Turqia hap një urë rekord midis Evropës dhe Azisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan hapi një urë masive të varur në ngushticën e Dardaneleve të Turqisë, e fundit në një seri projektesh të mëdha infrastrukturore të cilat ai i ka dhënë prioritet gjatë dy dekadave të tij në pushtet.

Duke lidhur brigjet evropiane dhe aziatike të Turqisë, ura e “Çanakalaja 1915” u ndërtua nga firma turke dhe koreano-jugore me një investim prej 2.5 miliardë eurosh. Ajo ka hapësirën kryesore më të gjatë — distancën midis dy kullave – nga çdo urë e varur në botë, raporton cnn.

Megaprojekte të tilla kanë qenë në fokusin e Erdoganit që kur AKP erdhi për herë të parë në pushtet në vitin 2002, duke përfshirë një aeroport të ri të Stambollit, tunele hekurudhore dhe rrugore nën ngushticën e Bosforit të Stambollit dhe një urë mbi të.


“Këto vepra do të vazhdojnë të ofrojnë para për shtetin për shumë vite”, tha Erdogan në një ceremoni hapjeje në përvjetorin e fitores detare osmane në 1915 kundër forcave franceze dhe britanike në Dardanele gjatë Luftës së Parë Botërore.

Vitin e kaluar ai nisi atë që më parë e quajti “projekt i çmendur”: një kanal 15 miliardë dollarësh në Stamboll që synonte të lehtësonte presionin në ngushticën e ngarkuar të Bosforit. Megjithatë kritikët kanë vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e projektit duke pasur parasysh problemet ekonomike të Turqisë, rreziqet mjedisore dhe kundërshtimin publik.

Gjatësia prej 2023 metrash është një aludim për 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë që pritet të shënohet në vitin 2023.

Është ura e katërt që lidh brigjet evropiane dhe aziatike në Turqi, së bashku me tre të ndërtuara në Stamboll.

Kullat janë 318 metra të larta dhe gjatësia totale e urës është 4.6 km duke përfshirë viaduktet e afrimit.

Deri më tani, automjetet që udhëtonin midis Anadollit dhe gadishullit të Galipolit duhej të kalonin Dardanelet në një udhëtim njëorëshe me traget, i cili duke përfshirë kohën e pritjes arrinte deri në pesë orë. Udhëtimi tani do të zgjasë rreth gjashtë minuta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori