Megjithatë, ende nuk dihet se kur këto dronë do të jenë në dispozicion të policisë shqiptare.
Në rishikimin e buxhetit për vitin 2021 qeveria shqiptare e cilësonte këtë projekt si prioritar, i cili do të kushtojë 8 milionë euro.
Ministri i brendshëm Bledi Çuçi ka parë nga afër disa nga modelet e mjeteve fluturuese. Këta dronë janë prodhim i kompanisë turke “Baykar Technologies”.
Sipas asaj që raporton vetë kompania turke, marrëveshje për furnizim me dronë inteligjentë ka lidhur edhe me shtete si Polonia, Ukraina, Azerbajxhani, Letonia dhe Pakistani./Euronews Albania