LAJMI I FUNDIT:

Turpi politik apo teste të demokracisë

Situata politike e krijuar pas dy vendimeve, njërit të GJK-së për shkelje serioze të kushtetutës dhe vendimit të fundit të LDK-së për shkurorëzim nga PDK-ja, respektivisht dalja nga koalicioni qeverisës, ku në të dy rastet aktori kryesor ishte ish kryetari i shtetit dhe tani kryetari i LDK-së, Dr. Fatmir Sejdiu, por në role të ndryshme, bëri që ky koalicion që e kishte prirë Kosovën në proceset madhore të shtet-krijimit, shtet – njohjeve “formësimit” dhe “shtet-ndërtimit” deri në ditët e sotme, tani për veç konceptit mbi testin e demokracisë, Kosova dhe qytetarët e saj pa meritë të përballen me fenomenin e “turpit politik” dhe me dilemën e politikës si një “instrument zgjidhjeje” problemesh apo shkatërrimi të asaj që është ndërtuar.

Se sa real mund të jetë ky konstatim për një papjekuri komplete qeverisëse dhe komplekse politike, del në pah se në Kosovë akoma nuk kemi politikë kualitative dhe politikbërës të kualifikuar, por si rrjedhojë aksidentalisht apo të trashëguar ndodhen në politikë. Madje të dashuruarit pas politikës nuk do të thotë të kurorëzosh çdo herë benifitet e saj.

Sot Kosova në dekadën e fundit po përjeton situatën më të paparashikuar politike dhe urrejtjen klanore kundrejt traditës shekullore. Deri dje kishim situata të krizave të vazhdueshme politike të këtij koalicioni dhe në tërësi të skenës politike, ndërsa tani krijimi dhe thellimi i krizës institucionale është i pafalshëm, moralisht i ultë, politikisht i papjekur dhe hakmarrjet e tilla s’janë gjë tjetër veçse “grupime turpi politik të dështimit” i një papjekurie totale intelektuale politike. Kjo situatë politike e konsideruar si test i vazhdueshëm i politikës dhe demokracisë nuk mund ti shitet popullit të varfër dhe të pa informuar, madje unikat në botë ndër kombet për durim të skajshëm.
“Testet e demokracisë” që i njohim në teoritë shkencore që reflektuan me shkeljet kushtetuese dhe tani në “kundërshpërblim” me hakmarrjet për interesat të mjera klanore dhe partiake, ndonëse edhe tentimet e mbidominimit politik në arritjen e qëllimit jo konsensual në Kuvend të tentuar nga kryeministri nuk janë teste të kalueshme të demokracisë, por janë të akceptuarit dhe zhvillimi apo evoluimi i plitikëbërjës dhe shtet-ndërtimit nga politika në interes të së cilës duhet te ishte Kosova dhe jo përllogaritjet e turpit moralo – ekonomik.


Ç’është situata politike sot? dhe kujt duhet besuar më, në të bërit “politikë morale” si i vetmi mjet për funksionimin e shoqërisë moderne? Në dy dekadat e fundit Kosova përjetoj disa lloje të politikave dhe plitikëbërjeve të ndërthurura nga konceptet e çlirimit deri te politikat e shtetbërjes, por tani si duket po mungojnë politikat unike nacionale të shtet-ndërtimit politik dhe ekonomik. Në skenën mediale kanë dalë edhe grupe të tjera politike të reja që vijnë si rezultat i pakënaqësisë së tyre për politikëbërjën. Ato si të tilla kanë të drejtë dhe e kanë besimin, madje vullnetin për ndryshim, ndonëse ju mungon infrastruktura kadrovike politike, pjesa logjistike dhe burimet njerëzore si domosdoshmëri në arritjen e synimeve politike. Me këtë rast po i referohem të dy kampeve që do të garojnë në skenën dhe politikën e re. Ndonëse shumë më pak komode do të mund të ishte subjekti tjetër politik i AAK- së për rrethanat e njohura të mosprezences së liderit të saj. Sikurse edhe AKR dhe LDD ndodhën politikisht në mesin e amortizuesit dhe balancuesit e skenës politike, por jo edhe të një alternative serioze të dëshmuar.

Po si do të evoluojë turpi politik dhe vazhdimësia e saj politike, konsekuencat që do të ndodhin nuk do të mund të cilësoheshin si teste të demokracisë së pastër. Kosova e përballuar pas rënies nga detyra të presidentit të detyruar për shkarkim, situatat ka kaluar në vendimin e dytë të zbritur dhe detyrues për shkatërrim të një tërësie institucionesh shtetërore nën ombrellën e qeverisë. Të ikë një president nga detyra si rezultat i “pasojave juridike” nuk konsiderohet e njëjtë sikurse të rrënohet një qeveri e tërë si pasoj i “pabesisë politike”. Andaj hakmarrja e ultë politike në këtë rast nuk konsiderohet test i demokracisë, por turpi i saj. Ish të parit të vendit i kanë ndodhur dy veprime me “vetëdije politike” që e ka humbur ekuilibrin dhe kredibilitetin politik dhe njerëzorë madje edhe në vet subjektin e tij.

Në kohën kur Kosova po përjetonte një rënie nga detyra dhe situatë të pa planifikuar politike, “Presidenti” në vend se të merrej me obligimet kushtetuese të ruajtjes së kohezionit institucional të një burrështetasi në ushtrimin e kësaj detyre, ai merret me veprime feminore të largimit të portreteve tani më i njohur për veprime turpërie dhe që kishte provokuar seriozisht partnerin qeverisës. Ky veprim dhe veprimi i tentimit të mbidominimit”të të kuptuarit e pushtetit me tapi” nga pari në ikje të qeverise sikurse pa mjaftueshëm nuk e ka rehabilituar dhe ka injoruar faktin dhe peshën detonuese të vendimit e dytë jo kushtetues por destabilizues dhe shumë më radikal për situatën politike ne Kosovë.

Së fundi, jo transparenca politike, brishtësia, egoja dhe paaftësia kualitative konkurruese politike, Kosovën e ka dërguar përballë hendekut të kolapsit politik, degradimi i vazhdueshëm dhe tani shkatërrimin total institucional ka nxjerrë në pah humbjen e vlerave politike konkurruese, çorientimit elektoral që me të vërtetë tejkalimi i kësaj situate politike do t’i kushtoje Kosovës dhe lidershipit të saj “kostot politike” të fillimit të bisedimeve, aspektet e integrimit euroatlantik dhe do të vë në pikëpyetje besueshmërinë dhe kredibilitetin institucional karshi faktorit ndërkombëtarë si e paaftë dhe e papërgjegjshme për marrjen dhe ushtrimin e sovranitetit të saj politik dhe tani zhvillimin elektoral në dhe të ardhmen e Kosovës.

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit

Magazina
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Evropa
Kalo në kategori