LAJMI I FUNDIT:

Me tupana, valle e këngë shqipe Bebe Rexhës ia festojnë ditëlindjen e 30-të në Amerikë

Me tupana, valle e këngë shqipe Bebe Rexhës ia festojnë ditëlindjen e 30-të në Amerikë
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ak festuar të shtunën ditëlindjen e saj të 30-të.

Ajo e shënoi këtë jubile me publikimin e një projekti muzikor, të titulluar “Not 20 Anymore”, që flet për njerëzit që i frikësohen të 30-tave, duke ndjerë se po plaken dhe po i tejkalojnë kënaqësitë që kanë shijuar në dekadën e të 20-ave.


Ndërkohë, këngëtarja tashmë 30-vjeçare e ka kremtuar ditëlindje pranë njerëzve të saj më të dashur: shoqërisë, stafit dhe familjes së saj të madhe në New York.

Vëllai i Bebe Rexhës publikon fotografi të rralla me të motrën nga fëmijëria, në ditëlindjen e saj të 30-të
Lexo po ashtu Vëllai i Bebe Rexhës publikon fotografi të rralla me të motrën nga fëmijëria, në ditëlindjen e saj të 30-të

Fillimisht, ishin babai i saj, nëna dhe vëllai i vogël që ngjitën befas në mes të koncertit të saj të fundit, duke i dhuruar tortë me qirinj dhe uruar për 30-vjetorin.

https://www.instagram.com/tv/B10OxdClgUj/?utm_source=ig_embed

Më pas, e gjithë familja Rexha kanë festuar së bashku me këngë e valle në shqip, ku nuk kanë munguar tupanat dhe plot instrumente tjera popullore.

Ndërkohë një ditë pas ditëlindjes së saj, më 31 gusht feston ditëlindjen mamaja e Bebe Rexhës, Bukurije Rexha.

Rita Ora me urim të përzemërt për Bebe Rexhën në 30-vjetorin e saj: Urime për motrën time, të dua
Lexo po ashtu Rita Ora me urim të përzemërt për Bebe Rexhën në 30-vjetorin e saj: Urime për motrën time, të dua

Këngëtarja kishte vendosur që në ditëlindjen e të ëmës ta befasonte atë me një veturë luksoze, të cilën ajo e ka vozitur menjëherë pas festimeve.

https://www.instagram.com/p/B11e6MElZ4i/

Një video përmbledhëse e festimeve të dy ditëlindjeve e publikuar nga artistja Rexha në Instagram, sjell momentet kur e gjithë familja e saj festojnë së bashku.

“Ditëlindja e nënës sime është një ditë pas times – kështu që në festën time e befasova me një veturë. Atëherë ne festuam në stilin shqiptar”, ka shkruar Bebe Rexha në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Magazina
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Magazina
Përplasje e ashpër mes Rozanës dhe Eglit: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin, ky të ka shkelur dinjitetin

Përplasje e ashpër mes Rozanës dhe Eglit: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin, ky të ka shkelur dinjitetin

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori