LAJMI I FUNDIT:

Tung Z. Vdekje!

Tung Z. Vdekje!

Emrat dhe mbiemrat kinezë nuk janë të çuditshëm vetëm kur i lexojmë në shqip. Nëse nuk iu pëlqen mbiemri juaj mendoni për një çast për ata njerëz me mbiemra kinezë si për shembull “zero”, “lugat” ose “vdekje”.

Një burrë në provincën jugore Jiangxi të Kinës ka kaluar 20 vjet duke përpiluar një listë me mbiemra të pazakonshëm të njerëzve, njofton televizioni shtetëror CCTV.

Shumica e njerëzve në kinë kanë emra dhe mbiemra të ngjashëm, si Zhang, Wang, Li, Liu dhe Chen. Shprehja kineze për “njerëz të zakonshëm” fjalë për fjalë do të thotë “njëqind mbiemrat e vjetër”.

Por Cheng Yinglian filloi hulumtimin pasi kishte lexuar në një gazetë shumë vjet më parë dhe kishte zbuluar se një burrë mban mbiemrin Gui, që do të thotë “lugat” në gjuhën kineze.


Prej asaj kohe ai ka hulumtuar gazetat, librat dhe botimet tjera për të gjetur emra dhe mbiemra të rrallë, duke përpiluar një listë prej 2000 mbiemrave deri më sot.

Ndër mbiemrat që ka zbuluar janë edhe emrat Ling ose “zero”, apo Miao ose “i dyti” dhe Yi, ose “i pari”. Derisa ndërrimi i mbiemrit është legal në Kinë, nuk dihet sa prej këtyre fatmjerëve me mbiemrat “vdekje” ose “lugat” kanë vendosur t’i ndërrojnë. /Telegrafi/