LAJMI I FUNDIT:

Tullacëve sërish u lejohet hyrja në qytet

Tullacëve sërish u lejohet hyrja në qytet

Qyteti Xiamen në jug të Kinës kishte ndaluar hyrjen e njerëzve tullac në qytet, sepse siç thuhej, tullacët lehtë mund të maskoheshin. Për shkak të problemit të diskriminimit kjo urdhëresë e qytetit në kufi me Tajvanin është hequr në fillim të këtij viti.

“Me siguri është ngritur çështja çfarë do të ndodhte sikur zyrtarët e doganës kineze do të kërkonin nga tullacët të hiqnin parukat në kufi”, tha zëdhënësi i shoqatës tajvaneze të agjentëve rrugor Roger Hsu.

Marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Tajvanit, të cilin Kina ende e vlerëson si pjesë të territorit të vet, janë përmirësuar dukshëm në dy vitet e fundit për shkak të shtimit të tregtisë dhe turizmit. Nuk dihet se sa persona tullacë kanë vizituar Xiamenin. /Telegrafi/