LAJMI I FUNDIT:

Tualeti njerëzor – ja si festohet goli

Tualeti njerëzor – ja si festohet goli

Vazhdon imagjinata e futbollistëve të ekipit Stjarnan kur flitet për festimin e golave. Klubi islandez të cilin shumë njerëz kanë filluar ta ndjekin për shkak të mënyrës origjinale të festimit të golave nuk u mbetet borxh adhuruesve të vet.

Pasi që lojtarët e këtij klubi kanë aktruar peshkimin, “lindjen” e topit, Rambon, hedhjen e bombës, kanë festuar dhe vozitur biçikletën gjatë gëzimit të tyre, ata kanë bërë një kthesë sa i përket festimit, kështu që festimi i tyre i fundit mund të quhet i çuditshëm, ose të paktën i pazakontë.

Futbollistët e Stjarnanit formuan tualetin njerëzor gjatë festimit të golit. As loja e tyre nuk “kutërboi” shumë. Humbën nga ekipi i Framit me rezultat 3-2. /Telegrafi/