LAJMI I FUNDIT:

Tryezë e rrumbullakët për efikasitetin energjetik në Maqedoni

Tryezë e rrumbullakët për efikasitetin energjetik në Maqedoni

Treyezë e rrumbullakët me temë ‘Çka paraqet varfëria energjetike-përkufizimi dhe rekomandime për ulje të saj’ do të mbahet sot në Shkup në kuadër të projektit ‘Ulje e harxhimit të energjisë dhe ndryshim të shprehive’ i financuar nga programi ‘Energji Inteligjente Evropë’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projektin e realizon Shoqata MACEF-Qendra për efikasitet energjetik të Maqedonisë (MACEF), njofton AIM.


Sipas analizave të MACEF është ardhur në konkluzion se kursimet potenciale të energjisë gjatë shfrytëzimit të pajisjeve për shfrytëzim të energjisë në këto amvisëri janë në nivel të ulët prej 3-5% të energjisë elektrike dhe 5-7% energji ngrohëse, që do të thotë se ekziston mundësi reale për ulje të harxhimit të energjisë me qasjen e këtillë. Këtyre amvisërive, njëherit u janë ndarë edhe doracakë për shfrytëzim efikas të energjisë me qëllim të ndryshimit gradual të shprehive ndaj harxhimit racional të energjisë.

Realizimi i projektit duhet dhe pritet ta ngrejë vetëdijen tek opinioni për varfërinë energjetike të vendit, por edhe të kontribuojë që të ndërmerren aktivitete plotësuese për uljen e saj. /Telegrafi/