LAJMI I FUNDIT:

Trump: Shitësit e drogës dhe vrasësit e policëve të dënohen me vdekje

Trump: Shitësit e drogës dhe vrasësit e policëve të dënohen me vdekje

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump mbajti një fjalim në Las Vegas ku deklaroi se duhet të vendoset dënimi me vdekje për tregtarët e drogës, vrasësit e policëve dhe trafikantët e qenieve njerëzore, gjë që do ta bënte sërish një vend të sigurt Amerikën.

Edhe pse sqaroi se një vendim i tillë do të ishte i diskutueshëm, ai thekson se është më se i nevojshëm.

“Nuk më interesojnë duartrokitjet, më intereson vendi. Është koha ta them më në fund. Nëse shikoni vendet në mbarë botën, kudo që të shkoni, të vetmet që nuk kanë problem me drogën janë ato që shqiptojnë dënimet me vdekje për tregtarët”, tha Trump.


Trump përmendi Kinën si një nga shembujt e një vendi të tillë, shkruan insider.

“Kina nuk e ka problem drogën sepse ka atë që quhet gjykim i shpejtë. Kur kapet një shitës, dërgohet shpejt në gjykatë dhe nëse shpallet fajtorë, menjëherë ekzekutohet. Shitësit e drogës nuk bëjnë tregti në Kinë sepse pasoja është vdekja”, tha ish-presidenti amerikan.

Gjithashtu, ai theksoi se tregtarët dhe trafikantët e qenieve njerëzore fitojnë shumë më shumë para “nën tavolinë” sesa biznesmenët shumë të suksesshëm amerikanë.

“Ne mund të jemi të ashpër dhe të zgjuar dhe ta zgjidhim këtë problem ose politikisht korrekt, të dobët dhe sinqerisht jashtëzakonisht budallenj. Kjo është ndoshta mënyra se si do të humbasim miliona njerëz nga një plagë si ajo që vendi ynë dhe shumica e vendeve të tjera nuk e kanë parë kurrë më parë”, përfundoi ai.

Ndryshe, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se do të nënshkruajë ritkhimin e ligjit e dënimit me vdekje nëse ia kërkon parlamenti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Botë
Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Botë
Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas

Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas "vrau një gazetar amerikan"

Botë
Trump thotë se nuk e ka parë planin e Egjiptit për Gazën

Trump thotë se nuk e ka parë planin e Egjiptit për Gazën

Amerika
Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë

Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë "forcë për Ukrainën me afro 30,000 trupa" në mes të bisedimeve SHBA-Rusi

Botë
Në protestat e studentëve në Serbi edhe veteranë të brigadës që luftoi në Kosovë

Në protestat e studentëve në Serbi edhe veteranë të brigadës që luftoi në Kosovë

Serbia
Kalo në kategori