Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ftoi në takim presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ky i fundit tha se do të pranojë.
Njoftimi i papritur se takimi mund të ndodhë në maj u bë nga zyrtarë të Koresë së Jugut në Uashington, të cilët këtë javë kanë takuar Kimin në Phenjan.
Ata përcollën një mesazh të tij te Trump dhe thanë se lideri verikorean është “i përkushtuar për denuklearizim”.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, tha se ky është “një moment historik për paqen”.
“Nëse presidenti Trump dhe lideri Kim takohen pas një samiti midis dy Koreve, denuklearizimi i plotë i Gadishullit Korean do të vihet në rrugë të duhur”, tha Moon.
Koreja e Veriut nuk ka bërë ende asnjë koment zyrtar për zhvillimet e javës.
Trump tha se njoftimi i zyrtarëve jugkoreanë është një “përparim i madh”, por shtoi se sanksionet kundër Koresë së Veriut do të mbeten derisa të arrihet një marrëveshje e fuqishme.
Sekretarja e tij për media, Sarah Sanders, tha se vendi i takimit dhe koha do të përcaktohen.
Megjithatë, analistët mbeten skeptikë se çfarë mund të arrijnë bisedimet e tilla, të organizuara shpejt.
Koreja e Veriut është e izoluar me dekada për shkak të shkeljeve të dokumentuara të të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të armëve bërthamore, në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.
Koreja e Veriut ka kryer gjashtë prova bërthamore dhe ka raketa që mund të arrijnë Shtetet e Bashkuara. Ajo thotë se i duhen këto për të siguruar ekzistencën e saj.
Por, organizimi i Olimpiadës Dimërore nga Koreja e Jugut, muajin e kaluar, ka hapur papritur një dritare të diplomacisë. Bisedime të rralla midis dy Koreve janë mbajtur për të mundësuar pjesëmarrjen e Veriut në Lojëra.
Koreja e Jugut më pas është takuar me Kimin në Phenjan këtë javë dhe ka thënë se Veriu është i gatshëm të heqë dorë nga armët bërthamore nëse ndjen se nuk ka arsye për t’i mbajtur ato.
Trump vazhdimisht ka shkëmbyer akuza me Kim Jong-unin dhe vitin e kaluar e ka kërcënuar atë me “zjarr e tërbim” nëse Koreja e Veriut vazhdon të kërcënojë Shtetet e Bashkuara. Në atë kohë, ai ka thënë se nuk ka arsye për të biseduar me Veriun. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditën tri shtete të SHBA-së

Rusia thotë se armëpushimi i përkohshëm në Ukrainë është “i papranueshëm”

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut – bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës