LAJMI I FUNDIT:

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar një fazë të re të negociatave të armëpushimit të luftës në Ukrainë midis delegacioneve amerikane dhe ruse në një deklaratë të publikuar nga rrjeti i shërbimit publik, C-Span.

Trump tha se bisedimet do të zhvillohen në kryeqytetin saudit Riad më 25 shkurt, një javë pas raundit të parë që u zhvillua në të njëjtin vend.

Pas takimit, Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se të dyja palët kishin rënë dakord gjerësisht për të ndjekur tre qëllime: rivendosjen e personelit në ambasadat e tyre përkatëse në Uashington dhe Moskë; krijimin e një ekipi të nivelit të lartë për të mbështetur bisedimet e paqes në Ukrainë; dhe mbajtjen e marrëdhënieve më të ngushta dhe bashkëpunim ekonomik.


Ai theksoi megjithatë se bisedimet, në të cilat morën pjesë homologu i tij rus Sergej Lavrov dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë, shënuan fillimin e një bisede dhe duhet bërë më shumë punë.

Bëhet e ditur se Lavrov e cilësoi takimin si “shumë të dobishëm”.

Por, për faktin se në takim nuk ishte i ftuar asnjë zyrtar ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se nuk do të pranonte asnjë vendim nga ato bisedime.

Edhe aleatët evropianë kanë shprehur gjithashtu shqetësimin se ata po mënjanohen, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Samiti Trump-Putin

Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Ryabkov ka thënë se janë duke u zhvilluar përgatitjet për një takim ballë për ballë mes Trumpit dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, duke shënuar një zhvendosje dramatike nga izolimi perëndimor i Moskës për luftën e saj në Ukrainë.

Duke folur për mediat shtetërore ruse, Ryabkov tha se një samit i mundshëm Trump-Putin mund të përfshijë bisedime të gjera mbi çështjet globale dhe jo vetëm luftën në Ukrainë.

“Çështja ka të bëjë me fillimin e lëvizjes drejt normalizimit të marrëdhënieve midis vendeve tona, gjetjen e mënyrave për të zgjidhur situatat më akute dhe potencialisht shumë, shumë të rrezikshme, prej të cilave ka shumë, mes tyre edhe Ukraina”, tha ai.

Por sipas Ryabkov, përpjekjet për të organizuar një takim të tillë janë në një fazë të hershme dhe se realizimi i tij do të kërkojë “punën përgatitore më intensive”.

Ndryshe, raundi i parë i negociatave të paqes bëri që aleatët evropianë të mblidheshin rreth Zelenskyt, të nervozuar nga qëndrimi i perceptuar i Trumpit ndaj Moskës dhe frikës se negociatat e paqes do të zhvilloheshin pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ukrainës dhe favorizimin e Rusisë.

Së fundmi, Trump u duk se u tërhoq nga komentet e tij të mëparshme që fajësonin Kievin për fillimin e luftës, por këmbënguli se Zelensky dhe ish-presidenti Joe Biden duhet të kishin bërë më shumë për t’u pajtuar me Putinin.

“Rusia sulmoi, por ata nuk duhet ta linin të sulmonte”, tha ai gjatë një interviste në Fox News. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori