LAJMI I FUNDIT:

Trump: Kufiri ynë është bërë një armë e shkatërrimit në masë

Trump: Kufiri ynë është bërë një armë e shkatërrimit në masë

Kandidati i mundshëm i republikanëve për president amerikan, Donald Trump, ka kritikuar administratën e presidenti aktual të SHBA-së, Joe Bidenit për lejimin e një vale të vazhdueshme emigrantësh në kufirin jugor, duke e krahasuar atë me një “armë të shkatërrimit në masë”.

“Kufiri ynë është bërë një armë e shkatërrimit në masë – shkatërrimi ynë”, shkroi ai në një seri mesazhesh në platformën Truth Social.

Ai theksoi më tej se vetëm në muajin dhjetor janë dokumentuar 302 mijë ardhje emigrantësh, të cilën gjë e karakterizoi si një “rekord i të gjitha kohërave”, raporton nypost.


Teksasi refuzon të bindet rreth telave me gjemba, ekstremistët e djathtët po armatosen: Uashingtoni ka probleme të mëdha me shtetin jugor
Lexo po ashtu Teksasi refuzon të bindet rreth telave me gjemba, ekstremistët e djathtët po armatosen: Uashingtoni ka probleme të mëdha me shtetin jugor

“Vetëm tre vjet më parë kishim kufirin më të fortë dhe më të sigurt në historinë amerikane. Sot kemi një fatkeqësi që pret të ndodhë. Është kufiri më i keq në historinë e botës! Është një plagë e hapur në vendin tonë dikur të madh”, tha 77-vjeçari.

Ai tha se ata që ai i përshkroi si “terroristë” po hynin në SHBA pa kufizime nga pjesë të ndryshme të botës, duke shprehur besimin se tani ekzistonte një “mundësi” për një sulm terrorist në vend.

Ndryshe, mosmarrëveshja e vazhdueshme e sigurisë kufitare midis republikanëve dhe demokratëve në Kongresin amerikan u intensifikua këtë javë pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lejuar agjentët e Patrullës Kufitare federale të çmontojnë barrierat fizike të ngritura nga Teksasi. /Telegrafi/