Presidenti amerikan Donald Trump e ngriti entuziazmin e tij për uljen e tensioneve me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në lartësi të reja gjatë së shtunës, teksa deklaroi përpara një turme mbështetësish se të dy ata “kanë rënë në dashuri” pas këmbimit të letrave kohët e fundit.
Trump dhe Kim janë deklaruar prej kohësh tashmë se duan të punojnë drejt denuklearizimit të gadishullit të Koresë, që pas mbajtjes së një samiti të paprecedentë më herët gjatë vitit në Singapor.
Përpara se të kthenin faqet e një acarimi publik disa dekadësh, udhëheqësit e të dyja vendeve shkëmbyen rregullisht kërcënime dhe ofendime, ndërkohë që Koreja e Veriut vijonte përpjekjet e saj për të zhvilluar një raketë bërthamore të aftë për të goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kam qenë me të vërtet shumë i ashpër, sikurse edhe ai. Patëm avancimet tona dhe tërheqje gjithashtu”, tha Trump përpara turmës në Virxhinian Perëndimore. “Por më pas ne ramë në dashuri. Ai më ka shkruar letra të bukura dhe shumë cilësore”, tha më tej ai.
E teksa ai shprehej me këto fjalë, mbështetësit e tij shpërthyen në të qeshura dhe duartrokitje. Trump vijoi më tej duke thënë se disa analistë do ta quanin atë si aspak “presidencial” teksa e përshkruante Kimin me të tilla terma.
Administrata e Trumpit, ndërkohë, po përgatitet për një samit të dytë me Kim Jong-unin për të diskutuar mbi denuklearizimin. Por, koha dhe vendi i takimit nuk janë përcaktuar ende.
Pavarësisht toneve më të zbutura mes dy palësve, Koreja e Veriut thuhet se nuk iu është përmbajtur kërkesave të Amerikës për të ofruar një inventar të plotë të programeve të armëve dhe për të ndërmarrë hapa të pakthyeshëm për dorëzimin e arsenalit të saj bërthamor.
Tre zyrtarë të lartë amerikanë të përfshirë në politikën ndaj Koresë së Veriut thanë gjatë javës se nuk është bërë aspak progres drejt negociatave serioze mbi eliminimin, apo ndalimin e programeve të armëve bërthamore apo raketave balistike të Kim Jong Un-it. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës