LAJMI I FUNDIT:

Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit – njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit – njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Presidenti Donald Trump ka bërë të ditur emrat e një grupi të cilët do të shërbejnë në Bordin Këshillimor të Presidentit për Inteligjencën (PIAB).

Sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, këta individë do të këshillojnë Presidentin mbi sfidat më të rëndësishme të sigurisë së kombit amerikan dhe do të sigurojnë që Komuniteti i Inteligjencës po punon për të çuar përpara agjendën e tij “America First”, përcjell Telegrafi.

Po sipas njoftimit, të emëruarit nga PIAB nga Presidenti përfaqësojnë një gamë të gjerë eksperience dhe intelekti që do të ndihmojë në rivendosjen e integritetit në Komunitetin të Inteligjencës.


Dhe ndër emrat e përmendur është edhe ai i Robert O’Brien.

Bëhet fjalë për njeriun i cili gjatë mandatit të parë të Trump kishte qenë këshilltar për siguri kombëtare dhe bashkë me Richard Grenell ishin marrë edhe me procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen e Uashingtonit.

O’Brien ka shkruar se është i nderuar që të ketë mundësinë për t’i shërbyer presidentit Trump dhe kombit amerikan përsëri.

Kujtojmë se Donald Trump ka emëruar së fundmi Richard Grenellin, si drejtor ekzekutiv të përkohshëm të Qendrës John F Kennedy për Artet Performuese në Uashington.

Bëhet fjalë për 58-vjeçarin i cili kohëve të fundit ka shërbyer si i dërguar i presidentit për misionet speciale dhe ishte i përfshirë në sigurimin e lirimit të amerikanëve të ndaluar në Venezuelë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori