Presidenti i SHBA-ve Donald Trump shprehu besimin se Koreja e Veriut do t’i mbetet besnik fjalës së dhënë dhe se do t’i ndalë testimet e raketave.
Në një postim nga llogaria e tij në rrjetet sociale, Trump ka nënvizuar se Koreja e Veriut që nga muaji nëntor nuk ka kryer ndonjë testim bërthamor.
“Besoj se do ta mbajë fjalën e dhënë”, ka thënë Trump duke folur për liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un i cili “ka dhënë fjalën se nuk do të kryejë testime të tilla”.
The deal with North Korea is very much in the making and will be, if completed, a very good one for the World. Time and place to be determined.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) March 10, 2018
Trump tha se lidhur me çështjen e Koresë së Veriut ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe dhe presidentin e Kinës Xi Jinping dhe se të dyja shtetet kanë vështrim pozitiv për një takim me Korenë e Veriut.
Presidenti amerikan gjatë fjalimit të tij në një tubim në Pennsylvania të mbajtur për mbështetje të kandidatit republikan për Kongresin Rick Saccone shprehu besimin se Koreja e Veriut dëshiron paqe, shkruan VOA.
“Mendoj se tanimë ka ardhur koha për këtë”, ka thënë ai.
“Kush mund ta dijë se çfarë do të ndodhë? Mund të largohem menjëherë nga ai vend ose ulemi dhe mund të arrijmë marrëveshje të mëdha për botën”, ka thënë Trump, duke komentuar për atë në rast se mbahet takimi në fjalë.
Presidenti kinez tha se e çmon vullnetin e Trumpit për zgjidhjen e çështjes bërthamore të Koresë së Veriut nëpërmjet rrugës politike. Ai shpreson në fillimin e sa më parë të dialogut mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut dhe të dyja shtetet të tregojnë përpjekje për rezultate pozitive.
Këshilltari për Siguri Kombëtare në Korenë e Jugut, Chung Eui-Yong ka bërë të ditur se presidenti amerikan, Donald Trump, ka pranuar ftesën nga lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe se në muajin maj ata do të zhvillojnë një takim.
“Presidenti Trump do të takohet me Kim Jong-un në muajin maj për të arritur qëllimin e pastrimit bërthamor në mënyrë të përhershme (të Gadishullit Korean). Kim po ashtu premtoi se që nga tani e tutje Koreja e Veriut do të shmang çdo test të raketave bërthamore ose balistike”, tha Yong.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders konfirmoi se Trump ka pranuar ftesën e liderit verikorean Kim Jong-un për takim, duke bërë të ditur se vendi dhe koha e takimit do të përcaktohen më pas. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditën tri shtete të SHBA-së

Rusia thotë se armëpushimi i përkohshëm në Ukrainë është “i papranueshëm”

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut – bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës