LAJMI I FUNDIT:

Tribunë kushtuar 101 vjetorit të Kongresit të Manastirit

Tribunë kushtuar 101 vjetorit të Kongresit të Manastirit

Alfabeti i gjuhës shqipe shënoi 101 vjetorin e tij në Kongresin e Manastirit. Me këtë rast, të dielën u organizua një tribune me temë “Kongresi i Manastirit”.

Të mbledhur të gjithë së bashku, përfaqësues të Qeverisë, gjuhëtarë dhe studiues, vlerësuan se historia e 36 shkronjave autoktone ka luajtur rol vendimtar në traditën shqiptare. Në këtë tribunë u theksua se Kongresi i Manastirit është një nga ngjarjet më të rëndësishme, që ka të bëjë me identitetin tonë kombëtar dhe me gjuhën shqipe. Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, tha se ky kongres, është një nga thesaret më të mëdhenj të shqiptarëve. Evenimenti u përshëndet edhe nga Ministrja e kulturës Kamçevska.

"Sot kur kremtojmë këtë përvjetor të mbajtjes së Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, ne duhet të dëshmojmë se jemi të denjë të ruajmë këtë thesar dhe këtë çelës nga më të shenjtit që kemi. Andaj edhe kremtimi i kësaj dite nuk është vetëm rikujtim i asaj që bënë pishtarët e kombit tonë, por edhe ndërmendje se gjuha dhe alfabeti i gjuhës sonë, janë pasuria më e madhe që kemi. Andaj, ndaj kësaj pasurie duhet të sillemi si pronar që u është dhënë diçka që u takon gjeneratave të ardhshme", tha zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi.

"Një dietar i madh ka thënë ‘gjuha është një fuqi e gjallë me të cilën lidhet jo vetëm kultura por edhe ekzistimi i një kombi. Pas 101 viteve nga mbajtja e Kongresit në qytetin e konsujve në Manastir, kur dhe intelektualët shqiptarë nga i mbarë globi vendosën themelet e alfabetit shqiptar. Ndjej një kënaqësi të veçantë, sepse sot, të gjithë bashkërisht, festojmë dhe shënojmë lindjen e alfabetin e gjuhës shqipe, dhe u gëzohemi idealeve dhe vizioneve të paraardhësve", theksoi Elizabeta Kamçevska Milevska, ministre e Kulturës.


Ndërkohë kryetar i historianëve shqiptarë, Nebi Dervishi, tha se Kongresi i Manastirit është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës shqiptare, por edhe të historisë së kombit shqiptar.

"Në historinë e popullit shqiptar, veçmas në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, të rralla janë ato familje, të cilat tërë potencialin moral dhe material, shpirtëror dhe intelektual ia kushtuan çështjes kombëtare, sikurse në planin çlirimtar po ashtu edhe në atë kulturoro-arsimor, si familja e Qiriazëve të Manastirit, e cila i fali kombit pesë intelektual dhe atë Gjerasimin, Gjergjin, Kriston, Sebastinë dhe Parasçevin", shtoi Nebi Dervishi, kryetar i historianëve shqiptarë.

Me rastin e shënimit të përvjetorit të Kongresit të Manastirit shqiptarët i përshëndeti edhe presidenti Gjorge Ivanov. Në telegramin e tij, thuhet se ka alfabeti dhe gjuha është urë për përforcim të mëtejshëm të bashkëjetesës, mirëkuptimit të ndërsjellë, tolerancës si dhe bashkëpunimit në interes të zhvillimit të mëtejshëm të shtetit tonë dhe realizimit të qëllimeve strategjike, që Maqedonia të integrohet sa më shpejt në NATO dhe BE.

Përvjetorin e alfabetit shqiptarë e ka përshëndetur edhe kryetari i parlamentit Trajko Veljanovski. Ndërkohë, sot sipas Ligjit të Maqedonisë për festat, është ditë jo pune për përfaqësuesit e komunitetit shqiptarë. /Alsat-M/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUJDES ME FJALËN

KUJDES ME FJALËN

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori