Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dje ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor ku pas procesit të votimit, kryetar u zgjodh Lumir Abdixhiku.
Menjëherë pas marrjes së detyrës së tij si kryetar i LDK-së, Abdixhiku mori tri veprime.
Fillimisht ai deklaroi para mediave se nuk do të mund të shkoj në takimin e ftuar nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e Presidentes, Vjosa Osmani për të biseduar për konstituimin e institucioneve, i paraparë që të mbahet sot.
Abdixhiku u shpreh se e ka të pamundur pjesëmarrjen në këtë takim, dhe propozoj që i njëjti të mbahet të premten, shkruan Telegrafi.
“Gjëja e parë që do të bëjë nesër është dalë në zyrat e LDK-së, por e kam të pamundur që për shkak të konsolidimit të organeve tona të partisë që të marr pjesë në takimin e nesërm. Propozoj të premten si datë të takimit eventual në formatin e njëjtë siç është propozuar”, tha Abdixhiku.
Vendimi tjetër që mori kryetari i ri i LDK-së, ishte shpallja e Isa Mustafës si kryetar nderi. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga LDK-ja.
“Me propozim të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Akademik Isa Mustafa shpallet kryetar nderi”, thuhet në njoftim.
Pas këtyre dy vendimeve, Kuvendi i LDK-së autorizoi kryetarin që të plotësoj edhe me 10 vende të tjera anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm si pjesë e hapjes së partisë.
Nga lista e publikuar nga LDK, Këshilli i Përgjithshëm do të ketë 131 anëtarë, përfshirë këtu kryetarët e degëve dhe deputetët e zgjedhur.
Abdixhiku ka arritur të marrë mbi 190 vota nga 329 delegatë që kanë votuar, duke arritur të zgjidhet kryetar qysh në raundin e parë.
Në garë për këtë post ishin edhe Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa. Haziri ka marrë 117 vota, kurse Mustafa vetëm 16.
Kryetari i sapo zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka falënderuar të gjithë për përkrahjen që i kanë dhënë për tu bërë lider i LDK-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dorëzohet në polici Goce Trajkovski, dëshmitari i vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami
Rokas: Jemi të fokusuar në ndihmën e vendit për zbatimin e reformave
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia
"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar