LAJMI I FUNDIT:

Isa Mustafa shpallet kryetar nderi i LDK-së

Isa Mustafa shpallet kryetar nderi i LDK-së

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shpallur kryetar nderi i partisë, me propozim të kryetarit aktual Lumir Abdixhiku.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie nga LDK-ja.


“Me propozim të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Akademik Isa Mustafa shpallet kryetar nderi”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, delegatët e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, kanë zgjedhur sot për kryetar të ri të këtij subjekti, Lumir Abdixhikun.

Abdixhiku ka arritur të marrë mbi 190 vota nga 329 delegatë që kanë votuar, duke arritur të zgjidhet kryetar qysh në raundin e parë.

Në garë për këtë post ishin edhe Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa. Haziri ka marrë 117 vota, kurse Mustafa vetëm 16.

Kryetari i sapo zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka falënderuar të gjithë për përkrahjen që i kanë dhënë për tu bërë lider i LDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se LDK-ja do të jetë konstruktive, aktive dhe e pashtershme në përpjekjen për progres të shtetit, duke shtuar se “po e hapim një faqe të re me synime e qëllime për ta kthyer LDK-në në vendin e saj meritor”. /Telegrafi/