Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 52 raste të reja brenda një jave


Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka bërë të ditur se gjatë periudhës 3–10 korrik 2026, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës kanë trajtuar gjithsej 52 raste të reja.
Sipas të dhënave të publikuara, numrin më të madh të rasteve e përbën dhuna në familje, me 44 raste të evidentuara.
Gjatë kësaj periudhe janë trajtuar edhe një rast dhunimi, një rast sulmi seksual, një rast i shkeljes së urdhrit të mbrojtjes, një rast vrasjeje, një rast kanosjeje, dy raste të krimeve të luftës dhe një rast për shkelje të detyrimeve familjare.44 raste – dhunë në familje
"1 rast – dhunim, 1 rast – sulm seksual, 1 rast – shkelje e UM-së, 1 rast – vrasje, 1 rast – kanosje, 2 raste – krime lufte, 1 rast – shkelje e detyrimeve familjare, 7 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM) të parashtruara në gjykatë, 11 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente (KUME), 2 Kërkesa për vazhdim të UM-së, 2 Kërkesa për ndërprerje të UM-së, 9 aktvendime të aprovuara, 2 aktvendime të refuzuara, 2 kërkesa për kompensim nga fondi i viktimave, 4 deklarata të pëlqimit të viktimës për ndihmë, 4 ankesa, 67 seanca gjyqësore, 8 seanca në prokurori, 51 këshilla juridike, 10 aktgjykime dënuese, 1 aktgjykim lirues, 2 referime të rastit në QPS, 1 përfaqësim i rastit në QPS", thuhet në njoftim. /Telegrafi/

































