LAJMI I FUNDIT:

Tri studente paditin Harvardin – ato pretendojnë se një profesor i ngacmoi seksualisht, universiteti nuk i mbrojti

Tri studente paditin Harvardin – ato pretendojnë se një profesor i ngacmoi seksualisht, universiteti nuk i mbrojti

Tri studente që kanë diplomuar në departamentin e antropologjisë të Universitetit të Harvardit po e paditin këtë institucion shkollor me pretendimin se ajo dështoi t’i mbrojë nga abuzimi seksual dhe hakmarrja e një profesori.

Paditësit Margaret Czerwienski, Lilia Kilburn dhe Amulya Mandava, pretendojnë se John Comaroff, profesori i Studimeve Afrikane dhe Afrikano-Amerikane dhe i Antropologjisë, “puthi dhe i përqafoi studentet pa pëlqimin e tyre. Ato i ngacmoi seksualisht dhe i kërcënoi se do të hakmerrej nëse do të ankohen”.

Në padi thuhet më tej se universiteti dështoi të veprojë pas raportimeve për ngacmime seksuale nga profesori dhe tregon një “politikë institucionale të indiferencës: një sistem i krijuar për të mbrojtur Universitetin, reputacionin e tij dhe fakultetin që e mban atë reputacion në kurriz të studentëve të tij”.


Sipas padisë, treshja e vajzave kërkojnë dëmshpërblimin dhe ndëshkimin e profesorit si dhe të universitetit. Në një deklaratë për CNN, Universiteti i Harvardit tha se ata kundërshtojnë pretendimet.

Ndryshe, avokatët e Comaroff, i cili është identifikuar në padi, por nuk përmendet si i pandehur, thanë në një deklaratë se ai “mohon kategorikisht” ngacmimin ose hakmarrjen ndaj ndonjë studenti.

Ai gjithashtu mohoi akuzat se ka puthur apo prekur në mënyrë të papërshtatshme ndonjë student. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori