LAJMI I FUNDIT:

Tri gjërat që do t’i ndryshojë Milani ndaj Chelseat pas humbjes 3-0 në “Stamford Bridge”

Tri gjërat që do t’i ndryshojë Milani ndaj Chelseat pas humbjes 3-0 në “Stamford Bridge”

Stefano Pioli ka thënë se Milani do të tregojë diçka ndryshe kundër Chelseat, kështu që Football Italia shikon se çfarë mund të ndryshojë trajneri italian kundër Bluve të martën (nesër).

Kuqezinjtë duan të rikthehen pas humbjes 3-0 në “Stamford Bridge” javën e kaluar. Ata tashmë kanë reaguar në Serie A me një fitore 2-0 kundër Juventusit , por kanë nevojë për një rezultat pozitiv në Evropë për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për kualifikim në raundin e 16-të.

“Kam idetë e mia, nesër do të tregojmë diçka ndryshe”, deklaroi strategu italian në një konferencë për shtyp sot.


Pra, çfarë do të ndryshojë Pioli kundër Chelseat nesër?

Theo Hernandez

Një nga rregullimet taktike më interesante në ndeshjen kundër Juventusit të shtunën kishte të bënte me Theo Hernandez. Pioli inkuadroi francezin pothuajse si mesfushor qendror.

Ai shpjegoi në një konferencë për shtyp pas ndeshjes se e ndryshoi pak rolin e Theos, duke e luajtur atë në një pozicion më qendror, kur ai kishte topin për të ndihmuar Leaon të ishte më efektiv në situata një kundër një dhe që Sandro Tonali dhe Tommaso Pobega të ishin më të rrezikshëm me vrapimet e tyre të vona përtej mesfushorëve të Juventusit.

Theo humbi ndeshjen e parë kundër Chelseat për shkak të një lëndimi, por tani është kthyer në ekip dhe ofroi një paraqitje të shkëlqyer kundër Juventusit të shtunën.

Mbrojtja

Performanca e Sergino Dest ishte larg të qenit bindës në Stamford Bridge, ndaj reprezentuesi amerikan pritet të startojë nesër në stol.

Pioli do të jetë pa Simon Kjaer dhe Davide Calabria dhe mund të ketë sërish Pierre Kalulun në të djathtë me Matteo Gabbia dhe Fikayo Tomori në qendër të mbrojtjes. Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Pioli la të kuptohet se Desti nuk do të startonte kundër bluve.

Brahim Diaz

Spanjolli shënoi një gol të mrekullueshëm solo kundër Juventusit të shtunën dhe do të startojë kundër Chelseat në vend të Charles De Ketelaere. Ylli belg u kritikua pas humbjes së Milanit ndaj Bluve javën e kaluar, kështu që ai pushoi kundër Juventusit tre ditë më parë.

Megjithatë, 21-vjeçari ka pësuar edhe një lëndim dhe ka humbur stërvitjen e mëngjesit të sotëm në Milanello.

Junior Messias rikthehet në aksion dhe, ndryshe nga loja në Stamford Bridge, ai do të jetë i disponueshëm për Milanin, duke rritur opsionet e Piolit në sulm.

Pioli mund të konfirmojë një formacion 4-3-2-1 me Leaon dhe Diaz pas ish-sulmuesit të Chelseat, Olivier Giroud. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lëndimi e detyron t’i jap fund karrierës në moshën 19-vjeçare njërin prej lojtarëve më premtues të Real Madridit

Lëndimi e detyron t’i jap fund karrierës në moshën 19-vjeçare njërin prej lojtarëve më premtues të Real Madridit

La Liga

"E dija që isha në Milano për një arsye" - 'Perandori' nuk lë gjë pa rrëfyer

Serie A
Superkompjuteri parashikon se kush do të shpallet kampion i Ligës Premier këtë sezon

Superkompjuteri parashikon se kush do të shpallet kampion i Ligës Premier këtë sezon

Premier League
Ish-ylli i Real Madridit i bindur se Man United ka marrë ‘trajnerin më të mirë në botë’

Ish-ylli i Real Madridit i bindur se Man United ka marrë ‘trajnerin më të mirë në botë’

Premier League
Pas lirimit nga burgu - Dani Alves tenton ta rivalizojë Facebook-un

Pas lirimit nga burgu - Dani Alves tenton ta rivalizojë Facebook-un

Ndërkombëtare
Po cilësohet si skandali i vitit në La Liga – Komiteti i Gjyqtarëve jep verdiktin për golin e Lewandowskit

Po cilësohet si skandali i vitit në La Liga – Komiteti i Gjyqtarëve jep verdiktin për golin e Lewandowskit

La Liga
Kalo në kategori